Siria

Rezolutë e Kombeve të Bashkuara për sulmet kimike në Siri

Sekretari shtetëror amerikan John Kerry ka deklaruar se me shefin rus të punëve të jashtme Sergej Lavrovin kanë arritur pajtimin për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara me të cilin do të gjenden fajtorët për sulme me armë kimike të përdorura gjatë luftës në Siri. John Kerry dhe Sergej Lavrovi janë takuar në margjinat e samitit aziatikolindor që u mbajt në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Sipas burimeve nga qarqet diplomatike Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten do të mund të votojë për propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me të cilin do të themelohet ekipi i hetuesve i cili do të identifikojë përgjegjësit për sulme me armë kimike në Siri.

“Po përpiqemi të bëjmë më tepër se të konkludojmë se është përdorur arma kimike. Duam të zbulojmë kush e ka përdorur dhe të përcaktojmë përgjegjësinë për një veprim të tillë. Besojmë që me këtë rezolute do të arrijmë krijimin e mekanizmit i cili do të na mundësojë këtë. Në këtë shpresojmë”, ka deklaruar John Kerry.