Klerikët e Ipeshkvisë dhe fajdeja në Katedralen “Nëna Terezë”
Media e Lirë - Klerikët e Ipeshkve të Kosovës, përfshihen në një aksion fajdesh, që tani më në Kosovë janë mjaftë të njohura sepse janë bisedat e përditshme të qytetarëve, që komuniteti katolik udhëheq shumë procese vepruese me punë të ndyra që i përkasin fajdeve dhe fajdexhinjve. Këto punë ilegale, me kamata të paligjshme, apo siç janë të njohura si fajde me % marramendëse, janë shkasë për te nxitur mbytje, krime, vrasje, vetëvrasje, si dhe marrjen me dhunë të femrave që janë gratë, bijat apo motrat e borgjlinjëve të cilët nuk mund të arrijnë ta kthejnë borxhin përshkak fajdeve të mëdha të papërballueshme.
Përkundër arsyetimeve të Ipeshkisë së Kosovës, lidhur me atë se “ priftërinjtë ndërmjetësojnë në këtë rast për fajden prej 200 euro, dhe se ndërmjetësimi për pajtim të klerit dhe Kishës Katolike është i pandërprerë në raste konfliktesh mes njerëzve”, por qytetarët apelojnë se të gjitha punët e fajdeve nuk janë punë legjitime, dhe se çdo ndërmjetmes apo pjesëmarrës në çfarëdo lloj mënyrë në punë ilegjitime dënohet sipas Ligjit Penal të Kushtetutës së Kosovës
Përmes një përgjigje dërguar gazetës “Koha Ditore” nga Ipekvia “Pa marrë parasysh arsyen e konfliktit, apo statusin shoqëror të njerëzve, në mënyrë të veçantë jemi të angazhuar të ndërmjetësojmë në ato raste konfliktesh kur janë të përfshira familjet e besimeve të ndryshme, me qëllim që ato konflikte të mos ndikojnë në prishjen e harmonisë mes komuniteteve”, thuhet në përgjigjen dërguar gazetës nga sekretari, Fatmir Koliqi.
Edhe pse klerikët thonë se angazhimi i tyre është në aspektin human pa pasur përfitime materiale, që të mos shkaktohen konflikte në mesin e shoqërisë Kosovare, shumë opinione, mendime dhe sugjerime të qytetarëve nuk e arsyetojnë këtë punë të klerikëve në Ipeshkinë e Kosovës, ngase Kosova është shtet demokratik dhe me ndërmjetime në këto punë të mbrapshta, duhet të merren institucionet e Kosovës që tu dalin në ndihmë institucionale personave të cilët janë të atakuar nga problemet e borxheve dhe fajdexhive.