Sekti i ri Vehabist përçanë shqiptarët në Maqedoni
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë sot morri aksionin policor “Qelia” ku janë arrestuar nëntë persona ndërsa në kërkim janë edhe 20 të tjerë për të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në luftëra të huaja ose kanë rekrutuar luftëtarë nga vendi.
Mitko Çavkov , Ministër i Punëve të Brendshme bëri të ditur se ndaj 35 personave janë ngritur padi penale për pjesëmarrje në luftëra të huaja, të gjithë shtetas të Maqedonisë me përkatësi të ndryshme nacionale, raporton Zhurnal.
Bëhet e ditur se gjatë këtij operacioni janë bastisur 28 objekte në Shkup, Gostivar, Tetovë, Kumanovë dhe në Strugë, prej të cilëve numri më i madh janë shtëpi private, xhamia Tutunsuz, internet-kafe dhe dy organizata joqeveritare.
Sipas policisë, ideologu kryesor ka qenë imami i një xhamie në Shkup, por nuk dëshiroj të konfirmojë nëse ai është imami nga xhamia e Jaja Pashës.
Në këtë operacion janë konfiskuar 48 kompjuetër desktop, 18 laptopë, po aq tablet, 118 celularë, vërtetime për hyrjen e parave. Sipas asaj që e prezantoi MPB-ja, armë nuk është gjetur.
Çfarë thotë Ambasada Amerikane sot?
Ambasada e SHBA e përgëzon Ministrinë e punëve të brendshme për operacionin e sotëm ndaj personave të dyshuar si terrorist dhe ndihmues të terrorizmit.
Operacioni i mëngjesit të sotëm ndihmon përpjekjet rajonale dhe botërore për t’i dhënë fund murtajës së terrorizmit. Siq e tha sekretari i shtetit Kerry: “Çdo vend ka rolin e vet” në shkatërrimin dhe mundjen e ISIS-it. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ndihmojnë Maqedoninë dhe shtetet tjera në rajon dhë në botë, gjatë përpjekjeve të tyre për të luftuar ISIS-in. Siq tha presidenti Obama në Kombet e Bashkuara shtatorin e kaluar, ata që janë të përkushtuar ndaj kësaj pune urgjente do të kenë partner të fuqishëm dhe të palëkundur në Shtetet e Bashkuara.
Pse duhet të jenë vehabitët shkak këtyre trazirave në mesin e myslimanëve?
Nga viti 1990 e deri më sot në Maqedoni është investuar ngadalë dhe sigurt për krijimin e një islami të ri, i cili deri më tash njihej si vehabi, vijë kjo e përkrahur fuqishëm nga Serbia, dhe me ndihmën e ndonjë vendi perëndimor, si rrymë që gjen financa të majme në Arabinë Saudite.
Por, kulmi i kësaj rryme, më saktë dimensioni i ri që do të marrë lufta në
Siri, duke krijuar grupin më ekstremit dhe më jo human që ka parë historia
njerëzore, ISIS-in, do të përshpejtojë planet e shërbimeve inteligjente
antishqiptare në rajon, të dominuara nga ato serbe, dhe të ndihmuara deri
thuaja si një degë e tij, shërbimi i Maqedonisë (IRJM-së).
Pikërisht këta njerëz të shërbimeve do të jenë ata që do të dalin masivisht të
protestonin rrugëve të Shkupit me shenja dhe simbole arabe, ndërsa ne bënim
thirrje që shqiptarët të protestojnë me simbole kombëtare për shkeljet e tyre.
Për të krijuar këtë klimë, shërbimi inteligjent maqedonas me ndonjë shërbim tjetër kreu masakrën “Monstra”, me qëllim që t’ia mveshte këtë shqiptarëve.
Pra, nisur nga rrethanat e zhvillimeve në Maqedoni, mos ndërhyrja me kohë për
parandalimin e ekstremizmit, rasti “Monstra” dhe të tjera, të çon vetëm në një
llogari, se Maqedonia tashmë po arreston agjentët e saj, jo pse situata ka dalur
jashtë kontrollit, por për shkak se nëpërmjet arrestimeve, don të dëshmojë se
shqiptarët janë rrezik për Europën, pasi ata janë fundamentalistë
islamik-xhihadist!
Ky sekt i ri, përveç tjerash po përdoret edhe për përçarjen e shqiptarëve, pasi
shumica absolute kanë pasur një besim dominant sunit, dhe që kanë jetuar në
paqe të plotë jo vetëm me sektet dhe rrymat tjera islame, por edhe me
shqiptarët katolik dhe ortodoks.