Iraku

2.000 rusë në Irak, Siri bashkohen me radhët e ISIS-it

Rreth 2.000 rusë kanë lënë vendin e tyre dhe shkuan në Siri dhe Irak, që të  bashkohet me radhët e grupit terrorist ISIS, tha të enjten shef i Agjencisë Federale të Rusisë për Çështjet Etnike Igor Barinov. 

Ne kemi, sipas vlerësimeve të ndryshme, rreth 2.000 njerëz të cilët tashmë kanë shkuar për në Siri, Irak, për t’u bashkuar me ISIS-in tha Igor Barinov.

Ai shtoi se Agjencia Federale për Çështje Etnike po bashkëpunon me shërbime të veçanta të Rusisë për krijimin e një sistemi unik që mund të analizoi faqet e internetit dhe medias me qëllim të zbulimit të propagandës  ekstremiste dhe propagandës terroriste dhe më vonë të bllokojnë burimet e internetit që përfshijnë përmbajtje të rrezikshme.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIS) është një grup terrorist tekfirist që operon kryesisht në Irak dhe Siri.

Grupet e lidhur me ISIL-in veprojnë në Afrikën e Veriut, Jemen, Pakistan dhe Afganistan.

Militantët, të cilët rekrutojnë luftëtarë të rinj nga e gjithë bota duke përdorur mediat sociale, janë të njohur për shkeljet e tyre të rënda të të drejtave të njeriut, siç janë vrasjet masive dhe prerjes së kokave.

Shërbimi Federal i Sigurimit Rus (FSB) vlerëson se rreth 1.700 rusë janë rekrutuar nga ISIS-i.

Të mërkurën, drejtori i Shërbimit Federal të Sigurimit Rus, Alexander Bortnikov, tha se qytetarët nga më shumë se 100 shtete  janë duke luftuar në radhët e ISIL-it.

Burimi: SPUTNIK