Liderët e Botës Islame do të mblidhen në Moskë
Liderët e Botës Islame do të mblidhen në Moskë në muajin shtator, 2015, për hapjen e Xhamisë së Madhe në Moskë, në Avenynë e Paqes.
Lista e liderëve të ftuar përfshin udhëheqësit e Republikës së Azerbajxhanit, Jordanisë, Katarit, Kuvajtit, Turqisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Iranit, Turkmenistanit, Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe shteteve të tjera.
Sipas Izvestiya, ngjarja është planifikuar për gjysmën e dytë të shtatorit, ka të ngjarë më 23 shtator, njoftoi Oxu.Az.
Burimet në Këshillin e Myftinisë të Rusisë kanë thenë se është përcaktuar që hapja e Xhamisë së Madhe në Moskë do të përurohet para festës muslimane të Kurbani Bajramit.
Delegacionet nga Turqia, India, Çadi, Sudani, Libia dhe Iraku janë shtetet e para që konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.
Shumica krerëve të vendeve islamike e kanë shikuar ndërtimin e xhamisë. Turqia ka dhënë kontributin e saj të rëndësishëm: xhamia është pikturuar nga artistë nga Turqia.
Xhamia e Madhe në Moskë është xhamia më e madhe në Evropë. Ajo mbulon një sipërfaqe prej rreth 19.000 metra katrorë. Xhamia do të ketë gjashtë katë. Së bashku me salla të veçanta për burrat dhe gratë, xhamia do të ketë një sallë konferencash dhe një galeri për ekspozita.
Burimi: News.az