Amerike

John Kerry: Marrëveshja bërthamore me Iranin e bën Lindjen e Mesme 'të sigurtë'

Presidenti i Egjiptit Abdel-Fatah El-Sisi me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry në Kajro. (AP)
Presidenti i Egjiptit Abdel-Fatah El-Sisi me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry në Kajro. (AP)

Kajro-

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka kërkuar për të siguruar aleatët në Lindjen e Mesme të dielën se marrëveshja bërthamore me Iranin do t'i bëjë ata më të sigurt, ndërsa ai filloi një turne rajonal në Egjipt.

John Kerry u takua me homologun e tij Sameh Shoukry për të rritur marrëdhëniet mes dy vendeve me një premtim të mbështetjes.

Ai më vonë u takua me presidentin e Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi dhe pastaj ishte planifikuar gjithashtu të fluturojë për në Katar për të takuar homologët në Gjiun Persik.     

Egjipti dhe shtetet e tjera rajonale të tilla si Arabia Saudite janë dyshues ndaj Iranit, të cilën ata e shohin si faktor që ka prirje në destabilizimin e tyre.

Nuk mund të ketë absolutisht asnjë dyshim se nëse plani i Vjenës  zbatohet  plotësisht, ai do të bëjë Egjiptin dhe të gjitha vendet e këtij rajoni të sigurt”,  tha John Kerry në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sameh Shoukry.

Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti pranojnë se Irani është i angazhuar në aktivitete destabilizuese në rajon - dhe kjo është arsyeja pse marrëveshja  është aq e rëndësishme për të siguruar se programi bërthamor i Iranit mbetet tërësisht paqësorë, tha ai. 

Nëse Irani destabilizon, marrëveshja  është shumë, shumë më mirë që të ketë një Iran i cili nuk ka një armë bërthamore se ai që e bën.

Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti janë duke i forcuar marrëdhëniet, tha ai në konferencë për shtyp. 

Ne kemi rritur në mënyrë të konsiderueshme bashkëpunimin ushtarak siç shihet nga dorëzimin i aeroplanëve  F-16, pajisje të tjera dhe mallra të cilat janë shumë të domosdoshme në luftën kundër terrorizmit, tha John Kerry.

Më parë, në fillim të takimit televiziv në takimin me Sameh Shoukry, John Kerry tha se Uashingtoni dëshiron për të mbështetur Kajron ekonomikisht dhe politikisht. 

Populli amerikan është i angazhuar për sigurinë dhe mirëqenien ekonomike të popullit egjiptian, tha ai.

Shtetet e Bashkuara përsëri e kanë rritur ndihmën ndaj  Egjiptit, sepse El-Sissi lufton terrorizmin Daesh-it (ISIS-it) në Gadishullin Sinai.

Një nga pikat kyçe të vendimit pse ne kemi vendosur për të ecur përpara është vlerësimi ynë që egjiptasit janë përballur me një kërcënim shumë serioz nga organizatat Daesh-ISIS në Sinai dhe se ne kishim nevojë për t'i ndihmuar ata, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit përpara vizitës së zotni John  Kerry, duke përdorur një tjetër akronim  për Shtetin Islam.

Megjithatë, Uashingtoni ka mbetur kritik ndaj të drejtave të njeriut në  Egjipt.

Të dielën, kur u pyet për gazetarë të burgosur, Sameh Shoukry ka thënë:

Asnjë prej këtyre gazetarëve nuk janë mbajtur në burg ... në lidhje me profesionin e tyre si gazetarë, por për shkak të implikimit të tyre në aktivitete terroriste.

Udhëtimi i John Kerry-t,  i cili përfundon më 8 gusht 2015, nuk do të përfshijë Izraelin, një nga aleatët më të ngushtë të Uashingtonit.

Në Doha, Kerry do të takohet me homologët e tij nga shtetet e Gjiut Persik, duke kërkuar që të qetësojë frikën e tyre nga Irani, pas marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në Vjenë. 

Kjo është një mundësi, me të vërtetë, sepse sekretari i Shtetit Amerikan bëri një përpjekje  me ministrat e jashtëm të shteteve të Gjirit Persik për t'iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe shpresojmë  se jata janë ndarë të kënaqur dhe për të siguruar që ata janë duke mbështetur përpjekjet tona duke shkuar përpara, tha zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Shumë shtete të Gjirit Persik kanë thënë se ata janë të shqetësuar në lidhje me ambiciet rajonale të Iranit pas marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.