Turqi

Reportazh Me Atasoy Muftuoglu

“Reportazh i Zhvilluar Mes Gazetarit Ziya Gündüz, i Të Së Përditshmes Turke Tahahaber (Lajmet Taha) Me Mendimtarin Musliman Atasoy Müftüoğlu, Mbi Çështjet Turke, Siriane, Iraniane, Regjimet e Shteteve Të Lindjes Së Mesme Dhe Bashkësitë Muslimane”

Lajmet Taha:“Reportazh i zhvilluar mes gazetarit Ziya Gündüz i të së përditshmes turke tahahaber (lajmet taha) me mendimtarin musliman Atasoy Müftüoğlu, mbi çështjet turke, siriane, iraniane, regjimet e shteteve të Lindjes së Mesme dhe bashkësitë muslimane”.

Atasoy Müftüoğlu: “TË MENDUARIT ËSHTË NJË ORVATJE E VËSHTIRË, E LODHSHME DHE SHQETËSUESE”

Lajmet Taha: “Gazetari Ziya Gündüz i të së përditshmes turke tahahaber (lajmet taha) zhvilloi një reportazh me mendimtarin musliman Atasoy Müftüoğlu, mbi çështjet turke, siriane, iraniane, regjimet e shteteve të Lindjes së Mesme, demokracisë dhe gjendjes së bashkësive muslimanë në botë. Mes të tjerash Atasoy Müftüoğlu shprehu: “Fuqia e madhe, e cila duke marrë parasysh interesat e saj imperialiste i ka ndarë në kufij artificialë, shtetet e Lindjes së Mesme në mënyrë arbitrare, duke vendosur “diktatorë” në krye të këtyre shteteve. Për më tepër duke patur parasysh interesat amerikane imperialiste, kjo e fundit ka arritur të krijojë një opozitë kukullnë shtetin sirian. Kjo opozitë kukulle krijuar, lëviz vetëm brenda kornizës së përcaktuar në interes të shtetit amerikan, anglez, francez dhe shteteve të fuqishme me këto.Kur citojmë krijimin e opozitës kukull siriane, nuk nënkuptjmë mbështetjen tonë ndaj regjimit be’athist (socialist) tëpresidentit sirian Beshar Esedit”.

Gazetari Ziya Gündüz: “Reportazhin tonë dua ta nis me pyetjen se, përse sundojnëregjimet diktatoriale në shtetet e Lindjes së Mesme?!”

Atasoy Müftüoğlu: “Ne si bashkësi muslimane,si në kuptimin intelektual dhe kulturor jetojmë në një epokë të sundimit kolonialist. Kolonialistët kanë zgjatur duart e tyre të ndyra,duke ndërhyrë tërësisht në si nëbotën tonë intelektuale dhe shpirtërore, në kulturën, në tregimet dhe në jetët tona, në trojet dhenëpasuritë tona. Kjo është arsyeja kryesore se, përse ne si bashkësi muslimane kemi humbur aftësinë, largpamësinë, ndërgjegjien dhe përgjegjësinë tonë muslimane”.

Atasoy Müftüoğlu:“Largpamësia e shoqërive muslimane të ditëve të sotme, zgjatet deri brenda kufijve të farefiseve, bashkësive, ndasive, kombësive dhe doktrinave muslimane. Kjo ëhtë arsyeja kryesosre se, ne nuk mund të bisedojmë ose të debatojmëashtu siç duhet me bashkësitë muslimane, mbi çështjet njerëzore dhe historike. Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, këta kufij artficialë të shteteve të Lindjes së Mesme, i ka vizatuar dyshja Sykes-Picot njëqind vite më parë. Fuqia e madhe, e cila duke marrë parasysh interesat e saj imperialiste i ka ndarë në kufij artificialë, shtetet e Lindjes së Mesme në mënyrë arbitrare, duke vendosur “diktatorë” në krye të këtyre shteteve. Dyshja Sykes-Picot ka projektuar, që shtetet e Lindjes së Mesme, të mos kenë kurrë subjektet e tyre të pavarura kulturore, historike, politike dhe ekonomike. Këta shtete artificialë dhe kukulla janë të mbështetur në kontrollin politik, ekonomik dhe ushtarak të shteteve perëndimorë, pra këta shtete janë në pozitën e objektivave për shtetet perëndimorë. Këta shtete të Lindjes së Mesme, u krijuan më nënyrë shumë të çuditshme dhe të habitshme si p.sh. në këndvështrimin individual,nënshtetasit e këtyre shteteve janë muslimanë , por qeveritarët dhe sunduesit e tyre janë shumë larg të qënit musliman, në të cilat feja islame nuk arrin që të sundojë. Diktatorët e ketyre shteteve kanë zgjedhur udhën e ligjërimit të pushteteve të tyre nëpërmjet laicizmit. Gjithashtu ata kanë nisur zbatimin e projekteve moderniste nëpërmjet autoritetit, forcës dhe dhunës”.

Atasoy Müftüoğlu: “DIKTATORËT E KËTYRE SHTETEVE KANË ZGJEDHUR UDHËN E LIGJËRIMIT TË PUSHTETEVE TË TYRE NËPËRMJET LAICIZMIT”

Gazetari Ziya Gündüz: “Vallë përse shtetet e botës muslimane derdhin vazhdimisht gjak?! Vallë përse shtetet e botës muslimane janë të poshtëruara kaq shumë?!”

Atasoy Müftüoğlu: “Bashkësitë muslimanë të cilat nuk mendojnë, nuk hulumtojnë, nuk kthjellohen, nuk hetojnë dhe as nuk shqetësohen, janë shndërruar në bashkësi nënshtruese dhe imituese ndaj traditave dhe zakoneve, duke u shndërruar kështu në subjekte manipulimi dhe tregtie. Duke u nisur nga arsyet e sipërcituara,këta bashkësi muslimane nuk mundtë bëhen kurrë subjekte politike, sepse nuk zotërojnë vullnetin dhe ndërgjigjien e duhur politike për ta bërë këtë. Bota muslimane e ditëve të sotme, po vuan ende pasojat e rënda, të cilat i shkaktoi epoka pas kolonialiste. Ndonëse bashkësitë muslimane janë duke u përballur me probleme të ndryshme, nuk zotërojnë ende aftësinë përkatëse për t’i sfiduar këto probleme. Që nga dita kur kolonialstët kanë kolonizuar botën tonë intelektuale dhe shoqëritë muslimanë nuk kanëmundur që të prodhojnë një model jetese musliman, sepse janë kufizuar brenda kufijve komb-shtet. Të tërë ne e dimë se kombi-shtet, krijohet nga njerëzit e të njëjtës etni dhe gjeografie. Në mbarë historinë njerëzore, nuk mund të hasim në një model politik më përmbajtje kaq të varfër. Që nga dita kur europianët nisën tëmbështeteshin në vlerat e tyre botërore të absolutizmit të rilindjes europiane,  shtetet e botës musliamane janë shndërruar në fshatra. Këta bashkësi muslimane të fshatarizuara, e kanë humbur mudësinë dhe vullnetin  duhur për të prodhuar besimet fetare, kulturat dhe qytetërimet e tyre. Muslimanët duke shenjtëruar intelektet dhe këndvështrimet e tyre të ngushta, kanëlënë përfundimisht modelin më kuptimplotë, më të fortë, me themele më të shëndoshë, më të thellë, më të qëndrueshëm që qështë bashkësia ndërkombëtaremuslimane, duke kufizuar kështu në mendësitë dhe përkatësitë e tyre të ngushta etnike dhe fetare. Bashkësitë muslimane harruan konceptin e epërsisë muslimane që zotëron mbi kombet. Si rrjedhojë u krijuan njerëz me intelekt dhe këndvështrime të ngushta dhe forca kundërshtuese. Kjo është arsyeja kryesore se, përse në ditët e sotme ne si bashkësi muslimane,hasim shumë dobësi, dihatje dhe gulçime serioze dhe jetojmë të poshtëruar”.

Gazetari Ziya Gündüz: “Vallë përse bashkësia muslimane nuk mund të krijojë një shtet musliman ideal?!”

Atasoy Müftüoğlu: “Bashkësitë muslimane në ditët e sotme janë të ekspozuarandaj një imperializmi ontologjik dhe epistemologjik. Kjo është asyeja kryseore se përse musliamët lëvizin, jetojnë, pozicionohen mbajnë qëndrim dhe u japin formë edhe bashkësive të tyre duke u mbështetur në këta kufij. Ne si bashkësi muslimane, nuk kemi mundur që t’i kapërcejmë kufijtë e përcaktuar nga shtetet perëndmore. Ne ende nuk kemi mundur që të debatojmë dhe nuk jemi përballur mbi konceptet e kohës dhe vendit laike. Imperializmi ontologjik ka detyruar muslimanët që t’u japin formë njerëzve, historisë,kulturave dhe qytetërimeve, duke u mbështur në modelet e shteteve perëndimorë.Duke u nisur nga këta shembuj pohojmë, theksojmë dhe e ndjejmë të domosdoshme të sqarojmë njëçështje jetike mbi shtetin turk. Feja islame nuk është një fe mbizotëruese në fushën publike, politike, juridike dhe ekonomike të shtetit turk. Feja islame vijon praninë e saj tek besimtarët muslimanë turq në mënyrë individuale, kulturore, trashëguese dhe në mënyrë folklorike. Për arsye të popullaritetit fetar dhe atij politik shoqëria turke, është shndërruar në një shoqëri të vetëkënaqur dhe është ftohur ndjeshëm nga krijimi i shtetit ideal musliman. Në ditët e sotme njerëzit, të cilët kontrollojnë prodhimin e dijes, prodhojnë dhe përcaktojnë edhe të vërtetat e qënësishme. Në ditët tona në aktualitetin e jetës së mendimit musliman, jetës dhe kulturës, nuk ka probleme thelbësore por vetëm hollësi. Nëse do të nisim të bisedojmë mbi jetën e mendimit musliman, të problemeve thelbësore të jetës teologjike, do të arrijmë në përfundimin se këta probleme, do të zbulojnë të vërtetat e krijuara nga vullneti laik, liberal, kapitalist dhe materialist. Njerëzit, të cilët kanë prodhuar këto të vërteta, në të njëjtën kohë vijojnë të përcaktojnë përkufizimin, kufijtë dhe funksionet e fesë islamedhe bashkësive muslimane”.

Gazetari Ziya Gündüz: “Vallë përse ne si shoqëri muslimane, nuk mund të bëjmë fjalë për një autoritet musliman?!”

Atasoy Müftüoğlu:“Që nga epoka kur shteti nisi të sundonte mbi fenë, nisi të krijohej dhe projekti i bashkimit shoqëror dhe vullneti etni-gjuhë-komb. Si rrjedhojë kultura jonë u shndërrua në një kulturë, e cila shenjtëroi nënshtrimin ndaj shtetit, status kuosë, traditës, bashkëisë muslimane dhe udhëheqësit të sektit musliman në një shenjtëri morale, me probleme e cila duhet të hetohet një orë më parë. Por fatkeqësisht kjo traditë dhe kjo kulturë i shfaros subjektët mendimtarë muslimanë. Kjo është arsyeja se përse ne nuk jemi aktorët e skenës historike. Kjo është arsyeja kryesore se përse struktura muslimane, është e copëtuar, ku secila pjesë ka gjuhën, rendin e ditës, stilin dhe autoritetin e saj të veçantë. Asnjërit nga besimtarët muslimanë nuk i intereson feja islame, qëllimet dhe rendi i ditës së bashkësisë muslimane. Asnjë nga besimtarët muslimanë, nuk e ndjen të nevojshme autoritetin musliman, i cili synon qasjen e një mendjeje, një komentimi, një stili, një doktrine fetare dhe një përkatësie etnike. Udhëheqësit e sekteve dhe bashkësive muslimane dhe udhëheqësit politikë për arsye se, nuk e dinë se çfarë kërkojnë ose çfarë do të kërkojnë, se nuk e dinë se çfarë do të parapëlqejnë ose çfarë do të zgjedhin, për arsye se besojnë se janë të paaftë në krijimin e vullneteve të tyre objektive se, nuk e bëjnë gjithçka që duan me bashkësitë tona. Ata të cilët aludojnë se po mendojnë në vendin tonë, janë duke na cilësuar si njerëz të paaftë për të menduar. Të menduarit është marrja e përgjegjësisë dhe mbajtja e një qëndrimi. Shoqëritë të cilët nuk mendojnë e bëjnë këtë sepse, nuk duan që të përballen me gjëra shqetësuese. Në ditët e sotme është një përgjegjësi e rëndë për botën tonë të mendimit, krijimi i një shtrese intelektuale dhe kulturore publike, e cila do të përfshinte të tërë bashkësitë muslimane. Për sa kohë që nuk jemi në gjedje që të krijojmë këtë shtresë intelektuale, nuk do të jemi në gjendje që t’i debatojmë kurrëproblemet tona thelbësore”.

Atasoy Müftüoğlu: “TË MENDUARIT ËSHTË MARRJA E PËRGJEGJËSISË DHE MBAJTJA E NJË QËNDRIMI”

Gazetari Ziya Gündüz: “Vallë përse bashkësia muslimane,është shndërruar në të huaj ndaj vlerave të saj?!”

Atasoy Müftüoğlu: “Pushteti i cli ka shndërruar në absolute dijen laike, ka hedhur dhe dyshimet mbi rolin përcaktues të fesë islame. Kjo gjendje ka shkaktuar një dihatje, dobësi dhe gulçim serioz në kuptimin, konceptimin dhe ndërgjegjien shumë serioze. Për shkak të kësaj dihatjeje në kuptimin e ndërgjegjies, vendin gjithëpërfshirës së fesë islame, e ka zënë besimi indivdual i çdo muslimani. Parapëlqimet fetare janë shndërruar në një gjendje relative. Gjatë kohërave moderne, lëvizjet e bëra drejt perëndimizimit të vendit, shndërrimet dhe ndryshimet kanë bërë të paqëndrueshme sa botën tonë intelektuale, kanë bërë të paqëndrueshme dhe ndërgjegjien, konceptin e botës sonë shpirtërore. Bashkë me humbjen e rolit gjithëpërfshirës së fesë islame bota shpirtërore, tradita, zakoni, konservatorizmi, gjykimi i shëndoshë, atdhedashuria, gojëdhënat, heroizmat, besëtytnitë dhe misticizmi nisën të përceptoheshin si vetë feja. Në njërën anëjeta fetare ka krijuar rregulla të ngurta, ndërsa në anën tjetër rrëmuja e frikshme ka krijuar trazira dhe sjellje arbitrare. Bashkësitë fetare muslimane mund të grabisin masat e gjëra, duke shfrytëzuar ndjenjat fetare. Masat e gjera mund të identifikohen me një fe të kombëtarizuar. Feja mund të institucionalizohet duke i shërbyer përfitimeve, interesave dhe shenjtorëvë të kombit-shtet. Parapëlqimet mistike, provat zgjojnë ndjesinë e terapisë dhe meditimit. Njerëzit të cilët, synojnë qetësinë e brendshme shpirtërore dhe shëndetin individual mund të bashkohen më këto lloj rrymash. Ndërgjegjia gjithëpërfshirëse e fesë islame, ndërgjegjia gjithëpërfshirëse e njëshmërisë së Allahut (xh.sh) duke krijuar ndërgjegjien e përkatësisë ndaj bashkësisë ndërkombëtare muslimane, deri sa të institucionalizohet në bashkësitë muslimane, qënia dhe prania jonë si të huaj ndaj vlerave tona islame do të vijojë. Me synimin e institucionalizimit të ndërgjegjies muslimane e ndjejmë të nevojshme, që të përgatisim kuadro të mirëfilltëmuslimanëqë të ndikojnë në bashkësitë tona si mendimtarë, njerëz me kulturë, intelektualë dhe politikanë”.

Atasoy Müftüoğlu: “BASHKËSITËMUSLIMANEMUND TË GRABISIN MASAT E GËJRA, DUKE SHFRYTËZUAR NDJENJAT FETARE”

Gazetari Ziya Gündüz: “Nga sa shpjeguat më lart arrijmë në përfundimin se, kemi shumë bashkësi muslimane, por nuk kemi një bashkësi ndërkombëtare muslimane. Vallë cilët janë shkaqet e kësaj dukurie?!”

Atasoy Müftüoğlu: “Nëse tërësia e këtyre bashkësive muslimane, do të ishte me të vërtetë muslimane, atëherë edhe ne në ditët e sotme, do të kishim krijuar një bashkësi ndërkombëtare muslimane, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kur themi bashkësi fetare muslimane, nënkuptojmë bashkësi të mëdha njerëzish të shndërruara në kope dhe në tufa bagëtish. Bashkësia muslimane e vërtetë, duhet të jetë e aftë që të krijojë mendime, të bashkëpunojë dhe të marrëpjesë në zgjidhjen e shumë problemeve, duke propozuar, qortuar, debatuar shumëçështje dhe tema muslimane. Bashkësia muslimane nuk mundtë përbëhët, nga njerëz të gjallë të clëve u ka vdekur truri, të cilët përdoren si sende tëpavlera, të cilët janë shndërruar në robotë nënshtruar dhe të bindur tërësisht ndaj një udhëheqësi. Besimtarët muslimanëduhet të tregojnë shumë kujdes, që të mos i ngatërrojnë dijetarët e aftë dhe të zotë me ndjenjat e respektit dhe të nderimit, të udhëheqësve të bashkësive muslimane nga idhujtarizmi i këtyre të fundit. Në secilën fushë dhe kuptim çdo lloj egoizmi, nazrcizmi tëçon drejt verbërimit dhe asgjësimit. Janë pikërisht këto egoizma dhe narcizma të bashkësive muslimane, të ditëve të sotme të cilat fatkeqësisht, po i çojnë drejt verbërimit dhe narcizmit besimtarët muslimanë. Me tëvërtetëështëpër të ardhur keq fakti se, në ditët e sotme ne nëçdo vend po përfaqësojmë egoizmat e ngurtësuara dhe fanatizmat e ashpët të njëanshme, në mënyrë të pandërgjegjshme dhe jo në mënyrë largapamëse. Në ditët e sotme besimtarët muslimanë po përballen me dy ekstremitete. Njëri nga këta ektremiteteështëi padukshëm, ndërsa tjetri është i dukshëm. Për shkak të një përmase, e cila është reduktuar në një perrceptim fetar, besimtarët muslimanë nuk mund të depërtojnë në të vërtetat e reja botërore dhe nuk mund të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme me mbarë popujt e botës. Çdo bashkësi muslimane e mbron moscënimi ë të drejtës së saj me çdo kusht, madje edhe duke nëpërkëmbur të vërtetat hyjnore. Tani e ndjejmëtë nevoshme që të sqarojmë se, nuk ka rëndësi se egoizmi i kujt është mjafton dhe duhet ta dimë se, çdo lloj egoizmi është një idhujtari e madhe”.

Atasoy Müftüoğlu: “NËSE TËRËSIA E KËTYRE BASHKËSIVE MUSLIMANE DO TË ISHTE MË TË VËRTETË MUSLIMANE, ATËHERË NE NË DITËT E SOTME DO TË KISHIM KRIJUAR TANIMË NJË BASHKËSI NDËRKOMBËTARE MUSLIMANE, NË KUPTIMIN E VËRTETË TË FJALËS”

Gazetari Ziya Gündüz: “Vallë si e komentoni kërkimin e demokracisë së shteteve muslimane?!”

Atasoy Müftüoğlu: “Në ditët e sotme fesë islame, iuështë hequr e drejta si njëburim i ligjshëm referimi dhëështë shkëputur nga koncepti i terminologjisë së ligjeve. Besimtarët muslimanë në njërën anë ndodhen nën hegjemoninë e modernizmit, ndërsa në anën tjetër po përballen me hegjemoninë e traditave dhe zakoneve. Feja islame jetohet duke u mbështetur në interesimet dhe shqetësimet morale dhe shpirtërore. Roli përcaktues i lacizimit ndaj fesë islame tregon se, kjo e fundit nuk mund ta ruajë absolutizmin e saj. Në njëtreg individual botëror, në të cilin ka humbur ndërgjegjia muslimane,çdo njeri mëson se si t’i drejtojë popujt muslimanë në dobi dhe në shërbim të interesave të tij. Besimtarët muslimanë duke humbur projektin dhe vizionin e tyre historik, ndërgjigjen e tyre politike, duke u tërhequr nga fusha publike, për arsye se janë mbyllur në kufij të kotë, ashtu siç ka ndodhur nëçdo fushë edhe në fushën politike kanë huazuar ose kanë importuarmodele politike të shteteve perëndimore. Kjo është arsyeja kryesore se përse në ditët e sotme,vlerat e fesëislame janë zhvlerësua,r ne i drejtohemi këndvështrimeve bashkëkohore, laike, idhujatare dhe besëtytnive. Demokracia është idhuli më i madh i kohërave moderne. Demokracitë synojnë fitoren e shumicës. Por këta të fundit nuk janë domosdoshmërisht masa e duhur për matjen e së të vertetës. Shumica mund të kërkojë gjithçka, çdo lloj degjenerimi, ndryshimi, kalbjeje dhe shfrenimi duke e cilësuar këta dukuri negative si të zakonshme dhe normale. Ne as kemi parë dhe as kemi dëgjuar që shumica në demokraci të krijojë një bashkësi me moral. Demokracitë detyrojnë zbatimin e këndvështrimit modern, kapitalist, laik dhe imperialist. Kjo është arsyeja kryesore se përse të tëra luftrat, sulmet ushtarake, pushtimet, torturat dhe kampet e përqendrimit, që po kryhen në ditët e sotme në shtetet e Lindjes së Mesme po ndodhin vetëm e vetëm që të sjellin “demokracinë”.

Gazetari Ziya Gündüz: “Vallë si e komentoni polititikën e shtetit turk?!”

Atasoy Müftüoğlu: “Qeveria amerikane dhe Pentagoni i ka planifikuar të tëra këto plane 10 ditë pas sulmeve vetëvrasëse të kryera nga CIA-ja pas 11 shtatorit. Ky plan përmbandestabilizimin dhe dobësimin e shtetit sirian, nxjerrja nga orbita e shtetit iranian dhe vendosja e tij në sistemin botëror. Ky plan gjithashtu përfshin edhe shtetin irakian dhe libian. Gjitashtu pjesë e këtij plani dashakeqës ështëdhe destabilizimi i shteteve sudaneze, somaleze dhe libaneze. Për më tepër duke patur parasysh interesat amerikane imperialiste, qeveria amerikane ka arritur të krijojë një opozitë kukull në shtetin sirian. Kjo opozitë kukull e krijuar, lëviz vetëm brenda kornizës së përcaktuar në interes të shtetit amerikan, anglez, francez dhe shteteve të fuqishme me këto. Mes grupeve opozitare deri nga koha kur kan dalë këta grupeMes këtyre grupeve opozitare që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, nuk kanë krijuar asnjë marrëveshje përfundimtare. Këta grupe nuk kanë hartuar asnjë një program, projekt ose plan. Të tërë popujt e botës e dinë shumë mirë faktin se në shkurt të vitit 2011 në kryeqytetin francez në Paris sionisti amerikan Xhefri Felltman (Jeffry Feltman), Dan Shapiro, drejtori i Shërbimit të Fshehtë Saudit Bender Ibn Sulltani, maritë, opozitarët, opozitarët që marrin rrogë nga Shtëpia e Bardhë dhe mercenarët filluan ngjarjet e dhimbshme të konfliktit sirian. Kur citojmë krijimin e opozitës siriane, nuk nënkuptjmë mbështetjen tonë ndaj regjimit be’athist (socialist) të presidentit sirian Beshar Esedit. Personalisht unë nuk mund të zgjedh anë në këtë konflikt. Shteti turk është bërë pjesë e një plani imperialist, për sa i përket çështjes siriane. Shtetit turk gjatë periudhës së të ashtuquajturës“Panverë Arabe” dhe në konfliktin sirian ka zbatuar një mendësi romantike dhe utopike të politikës së jashtme. Kjo mendësi romantike dhe utopikeështë e mangët, sepse i mungon larpamësia. Opozitarët sirianë që nga zanafilla e tyre, deri në ditët e sotme nuk kanë mundur që të përpilojnë proçesin e insitucionalizimit ose politizimit të tyre. Ndërsa politika e jashtme turke duke pohuar me shumë saktësi datën e fundit të rrëzimit të regjimit sirian be’ath, ështëbërë shkas për krijimin e shumë skandaleve qesharake. Kjo na tregon se shteti turk, nuk ka bërë punime të mrëfillta ose të mirëstudiuara, për sa i përket çështjes siriane”.

Atasoy Müftüoğlu: “SHTETET PERËNDIMORË KANË KRIJUAR NJË OPOZITË KUKULL NË SHTETIN SIRIAN NË DOBI TË INTERESAVE TE TYRE”

Gazetari Ziya Gündüz: “Vallë përse ju cilësojnë për shkak të mendimeve tuaja, si një“dashnor iranian”?! Çfarë mund të na thoni mbi këtë cilësim?!”

Atasoy Müftüoğlu: “Cilësimi im si një “dashnor iranian” është një cilësim, i cili përmban fjalë fyese dhe akuzuese, sidomos në epokën në të cilën jetojmë, duke patur parasysh zhvillimet e fundit politike, që ndodhin në shtetet e Lindjes se Mesme. Të flasësh për shtetin iranian kërkon guxim. Sepse në ditëte sotme veçanërisht mendimtarët, intelektualët, shkrimtarët dhe gazetarët muslimanë turq, po përdorin një gjuhë qendrore doktrinore fyese, sharëse dhe ofenduese në mëyrë arbitrare. Këta të fundit i cilësojnë si heronj ata të cilët hetojnëdhe shajnë dokrnën shiite dhe i cilësojnë si heronj dhe shenjtorë, por unë nuk dua të zgjatem më tej. Unë jam një mendimtar, i cili mendon dhe shprehet në mënyrë të pavarur brenda bashkësisë ndërkobëtare muslimane, sepse unë nuk jam njeriu  i askujt. Tani dua të bëj njëvlerësimmbi revolucionin më të madh dhe më kuptimplotë musliman të këtyre 500 viteve të fundit. Revolucioni Islam Iranian është sfida më e madhe që i është bërë hegjemonisë europiane, e cila ka nisur që në vitin 1492. Revolucioni Islam Iranian krijoiinstitucionet dhe strukturat e tij, duke realizuar kështu hyrjen e tij në histori si një subjekt politik, ekonomik dhe fetar. Revolucioni Islam Iranian debatoi, kundërshtoi, refuzoi dhe sfidoi të tërë sistemet dhe modelet, të cilat referoheshin nga shtetet perëndimorë. Revolucioni Islam Iranian shpalli hapur se,është tërësisht e mundur krijimi i një sistemi, politik, ekonomik dhe fetar me vlera të reja duke u përballuar me rreziqet dhe më pas duke i kapërcyer këta rreziqe. Në ditët e sotme debati mbi cilin etapë gjendet Revolucioni Islam Iranian, është një çështje tjetër që kërkon një tjetër vlerësim. Ajo që dua të them është se republika islame, mund të bëjë politikë të vërtetë në shtetet ku e sheh të arsyeshme. Në asnjë shtet nuk mund tëmendohet se, feja islame mund të zotërojë monopolizimin e gjithçkaje. Orvatja e republikës islame, e cila po sfidon një ideologji moderne, laike dhe materialiste është e papërfytyreshme, se si muslimanët rrinë të heshtur, duarlidhur dhe këmbëkryq përballë kësaj orvatje madhështore. Asnjë nga muslimanët nuk ka të drejtën të shndërrojë në gjendje absolute, ose të shndërroje në letërsimuslimane doktrinën sunnite, shiite ose uehhabiste. Nëse këto orvatje nuk marrin fund, asnjëhërë nuk do të kemi një bashkësi ndërkombëtare muslimane. Ndërsa zhvillohen debatet e këtyre çështjeve, dua që të kemi kujdes kur përballemi me botëkuptimin, parimet dhe vlerat moderne, laike,liberale dhe materialiste të cilat kanë pushtuar botën, veçanërisht shtetin turk, në të cilin feja islame nuk ka asnjë rol dhe ndikim thelbësor, sepse ende perceptohet si folklor, duhet të kenë parasysh faktin se, duhet të tregohen më të maturnë përdorimin e gjuhës së tyre. Nëkëtë epokë kur të tërë ligësitë, të këqijat të shëmtuarat nëpërmjet mamedias, janë shndërruar në të zakonshme dhe normale, orvaten që t’i ligjërojnë duke u mështjellur nën petkun dhe ombrellën e modernizmit po ndodhin të tëra llojet e shangies, dhunimit, lakuriqësisë, pijeve alkoolike, bixhozit duke e institucionalizuar dhe normalizuar në shtetin turk, nuk besoj se duhet të merret mëçështjen e sfidimit të teologjisë muslimane shiite. Asnjë musliman nuk është i detyruar, që të pranojë teologjinëmuslimane shiite. Pa patur nevojën që të kalojmë në sqarimin eçështjes së teologjisë shiite, ne kemi një mori problemesh ontologjike dhe epistomolgjike. Muslimanët e ditur, të cilët janë objekt dije fillimisht duhet të merren me problemin e muslimanizimt të dijes. Por meqë nuk e bëjnë këtë, atëherë këtë e bën propoganda dhe manipulimi. Ky është edhe problemi kryesor në skenën botërore, në të cilën ne jemi të paaftë që mes pamjes së cilës, të tërheqim përgjegjësinë mbi shikuesit botërorë. Ata të cilët, mjaftohen vetëm me pamjen, nuk e ndejjnë dijnë të nevojshme që të merren me dijen, por mbeten të heshtur dhe të shurdhër në shumëçështje, të cilat as nuk duam t’i shohin dhe as duan t’i dëgjojnë”.

Atasoy Müftüoğlu: “TË FLASËSH PËR SHTETIN IRANIAN KËRKON GUXIM”

Gazetari Ziya Gündüz: “Vallë a jeni dhe ju të mendimit se paqja në shtetet e  Lindjes së Mesme, do të vijë mes një demokracie të fortë?!”

Atasoy Müftüoğlu: “Paqja në shtetet e Lindjes së Mesme, do të vijë nga bashkëpunimi i muslimanëve. Paqja në shtetet e Lindjes së Mesme do të vijë së bashku me mendjen, ndërgjegjien muslimane dhe njëshmërinë e Allahut (xh.xh.) duke i dhënë formë jetëve tona. Nëse do të merremi me çështjen e historisë së shteteve europiane, do të shohim se insitucionalizimi dhe perceptimi i termave europianë,është krijuar duke u mbështetur në mendjen, botëkuptimin, interesat dhe pasionet. Ishte përkatësisht ky botëkuptim, icili i hapi rrugë imperalizmit europian kulturor dhe ushtarak.Kuadrot muslimanët, të cilët janë të aftë për të hetuar përfytyrimin që kanë qendër historinë, kulturën dhe qytetërimi europian duhet të mblidhen së bashku për një agim të ri musliman. Arsyeja e kësaj mbledhjejeështë se kuadrot muslimanë intelektualë,  nuklejojnë që horizonti njerëzor të shndërrohet në një botëkuptim vendor, etnik, doktrinor dhe partizan. Intelekti global nuk mund të ulet në nivelet vendore ose fshatareske të mendjes. Të tërë ne duhet t’i rikujtojmë vetes sonë se, jemi një bashkësi muslimane së cilës Kur’ani Famëlartë, i bën thirrje gjithmonë dhe kudo për tëlexuar, menduar, khjelluar, hulumtuar dhe studiuar”.

Atasoy Müftüoğlu: “PAQJA NË SHTETET E LINDJES SË MESME, DO TË VIJË NGA BASHKËPUNIMI MES MUSLIMANËVE”

Gazetari Ziya Gündüz: “Vallë përse ne si muslimanë nuk mund të përcaktojmë rendin e ditës!?”

Atasoy Müftüoğlu: “Ndërgjegjia përcaktues e shoqërisëështë ndërgjegjia politike. Përceptimi i një feje të vullgarizuar dhe e nënshtruar ndaj misticimit,është e privuar nga ndjesia fetare dhe nga ndërgjegjia politike jetike. Percepimi i një feje të vullgarizuar dhe të nënshtruar ndaj misticizmit,nuk mund të marrë përgjegjësi ekzistenciale jetike, nuk mund ta përcaktojë rendin e ditës. Ne këtë mënyrë popullariteti politik, duke përdorur jetën fetare nëpërmjet popullaritet fetar, të çon drejt drejtimit të dëshiruar. Në këtë mënyrë edhe masat e gjëra vullgare dhe mistike, cilësohen si të paafta për të menduar.Heqja e aftësisë për të menduar nënkupton heqjen dorë nga mendësia, ndërgjegjia, vullneti, aftësia intelektuale dhe rendi i ditës sonë. Bashkësitëdhe kulturat, të cilat janë të pashpresa dhe të heshtura ndaj shteteve të fuqishme perëndimore, përderisa nuk mund të arrijnë që të krijojnë përmbajtje, me të cilat do të tërheqin vëmendjen globale, nuk mund përcaktojnë kurrë rendin e ditës së tyre të pavarur”.

Gazetari Ziya Gündüz: “Vallë përse ne si bashkësi muslimane, i vlerësojmë ngjarjet sipas një horizonti?! Çfarë dëmesh mund të na sjellë vështrimi vetëm nga një horizont?!

Atasoy Müftüoğlu: “Botëkuptimi bashkëkohor dhe laik, i ka copëtuar copë-copë vërtetësitë e kësaj bote. Copëtimi i këtyre të fundit, ka çuar në copëtimine horizontëve tanë. Të jesh musliman nënkupton të jesh i hapur me të tërë botërat, në botëkuptimin fizik dhe shpirtëror, të kesh kujdes ndaj kategorive të qënieve të gjalla, horizontëve, hollësive, dijeve dhe ndërgjegjies. Vështrimi vetëm nga një horizont nënkupton, vështrimin vetëm një pjesë të fotografisë. Vështrimi i të tërë horizontëve, arrihet duke bashkuar tërësinëe trojeve tona. Në asnjë pjesë e cilido qoftë ajo nuk ka të ardhme, sepse ajo shfaq egoizmat, narcizmat dhe anashkalimin tonë ndaj përgjegjësitë tona morale dhe shoqërore. Për sa kohë që nuk i vështrojmë të tëra horizontët, do të zhdukemi në mes të stuhisë, pa arritur që t’i kapërcejmë kufijtë e pranisë së rendit të ditës”.

Atasoy Müftüoğlu: “VËSHTRIMI I TË TËRË HORIZONTËVE ARRIHET DUKE BASHKUAR TËRËSINË E TROJEVE TONA”

Gazetari Ziya Gündüz: “Si përfundim vallë a mund të na thoni se, çfarë duhet të bëjmë dhe nga duhet t’ia fillojmë ne si bashkësi muslimane, për t’u rikthyer në prejardhjen e tonë?!”

Atasoy Müftüoğlu: “Ne duhet të bëjmë vlerësimet e gjuhës së përdorur në të shkuarën, nëpërmjet analizave të fjalimit qortues. Ne duhet të krijojmë një qasje të re, të mbështetur në cilësinë e njerëzve, të cilët besojnë në fuqinë e fjalës dhe mendimit. Një bashkësi ose kulturë, në të cilën kanë zënë vend “përrallat e të parëve” nuk mund të kthehet kurrë në prejardhjen e saj. Për një bashkësi, në të cilën vlerat konformiste janë shenjtëruar, nuk ka asnjë mundësi që të kthehet në prejardhjen e saj, sepse një mendje jo pjellore, nuk mund të zotërojë një horizont të pavarur. Bashkësive të cilave u mungon fuqia e mendimit dhe e kthjellimit do të merren me thashetheme dhe përgojime. Bashkësive të cilave u mungon ndërgjegjia historike, në ditët e sotme janë shndërruar në të huaja, ndaj përgjegjësive fetare, morale, intelektuale dhe ndaj drejtësisë, duke shkuar verbërisht drejt vartësive dhe nënshtrimeve të reja. Në çdo epokë të gulçimit ose të krizës, në të cilat gjithçka duhet të rimendohet, është dhe një mundësi e madhe për ribërjen dhe rilindjen e kësaj bashkësie. Për një bashkësi epoka e dihatjes, gulçimit dhe krizës janë një paralajmërim i qartë për ne, që të heqim dorë përfundimisht nga huqet, veset, imoralitet, metodat, stilet, të ndaluarat dhe paragjykimet tona”.

Burimi: www.tahahaber.com