Intrigat Gjeopolitike
“Bota globale, laike dhe imperialiste, nuk mund ta harrojë dot, poshtërimin e thellë dhe të rëndë gjeopolitik që iu bë, gjatë ekspozimit në vitin 1979 në Iran. Kjo botë poshtërimin e thellë dhe të rëndë gjeopolitik që iu bë, kërkon ta kthejë në një hakmarrje. Ajo duke shfytëzuar rastin për të përçarë shtete e rajonit, në një ndarje medh’hebiste. Për herë të parë në histori, arabët u bashkuan në në rast pa precedent me një pikësynim të vetëm, atë të thyerjes së gjallërisë dhe ndikimit shiit në shtetet e rajonit. Arabët e bashkuar, jane duke krijojuar një Ushtri Arabe, të cilën nuk e kanë krijuar as, për të çliruar Palestinën dhe as kryeqytetin e saj, Kudsin e Shenjtë”.
“Në botën e ditëve tona, çdo shoqëri ose media, e udhëheq trurin tonë në një stil të veçantë diskutimi, në një stil të veçantë komentimi, duke u mbështetur në interesat gjeopolitike aktuale. Në çdo shtet pasionet gjeopolitike, bëhen shkas i ndikimit në mosmarrëveshjetdhe në përfaqësimet gjeopolitike. Ndonjëherë mendjemadhësia ideologjike, ndonjëherë mendjemadhësia racore dhe etnike, ndonjëherë mendjemadhësia medh’hebiste mund të çojë, në përmasa faraonike. Këto mendjemadhësi mund të çojnë, deri në atë nivel, sa këta mendjemëdhenj të aludojnë duke thënë se, ata janë vetë e vërteta. Mendjemadhësia ose egoizmi ideologjik, racor dhe etnik, ose medh’hebist, e cila nuk gjen mbështetje në asnjë bazë morale, në asnjë bazë filozofike, në asnjëbazë islame, nuk mund të flasë, të diskutojë, aq më pak të këshillojë mbi këto baza. Kjo mendjemadhësi krijon vetëm armiqësi dhe konkurrencë”.
“Bota globale, laike dhe imperialiste, nuk mund ta harrojë dot, poshtërimin e thellë dhe të rëndë gjeopolitik që iu bë, gjatë ekspozimit në vitin 1979 në Iran. Kjo botë poshtërimin e thellë dhe të rëndë gjeopolitik që iu bë, kërkon ta kthejë në një hakmarrje. Ajo duke shfytëzuar rastin për të përçarë shtetet e rajonit, në një ndarje medh’hebiste. Për herë të parë në histori, arabët u bashkuan në në rast pa precedent me një pikësynim të vetëm, atë të thyerjes së gjallërisë dhe ndikimit shiit në shtete e rajonit. Arabët e bashkuar, jane duke krijojuar një Ushtri Arabe, të cilën nuk e kanë krijuar as, për të çliruar Palestinën dhe as kryeqytetin e saj, Kudsin e Shenjtë”.
Këtu duhet të përmendim se, Islami është armiku historik dhe kryesor i laicizmit ushtarak modern. Laicizmi ushtarak modern ua detyron mbarë botës, shoqërive të botës islame, nën ushtrimin e dhunës, diktaturën e vetme intelektuale, brenda kornizës së detyruar ideologjike. Shoqëritë e botës islame, për arsye se, janë të dënuar të qëndrojnë në vendin e objektit historik, nuk janë në gjendje që të krijojnë një vullnet të lirë, i cili do të hetonte, pranimet e përgjithshme imperialiste. Këto shoqëri islame, nuk janë në gjendje të krijojnë një botëkuptim intelektual të lirë. Individët dhe shoqëritë, në kohërat moderne mund të jenë “të lirë” vetëm atëherë, kur përvetësojnë preferencat e ndryshme dhe modelet alternative.
Imperializmi i ri, nëpërmjet epërsive të tij ekonomike, politike dhe kulturore si dhe nëpërmjet globalizmit, mund të vazhdojë të detyrojë mbarë botës, këndvështrimin e tij neoliberal.
Traditat në shoqëritë e botës islame, parashikojnë që muslimanët, të heqin dorë nga mendimi, të heqin dorë nga një zgjedhje për të arritur në kuptimin e fundit, të heqin dorë nga krijimi i një vullneti të mendimit të pavarur. Si rrjedhojë, kjo gjendje bëhet shkas që, të institucionalizohen status quotë dhe konformitetet. Muslimanët të cilët bëjnë pjesë, brenda kufijve të mendimit të institucionalizuar, orvaten që t’i kriminalizojnë komentimet dhe mendimet e ndryshme islame. Komentimet tekstuale dhe ato fjalë për fjalë, rrymat, drejtimet politike u mbështeten tërësisht shoqërive. Ndërsa traditat, kulturat dhe shoqëritë e ndryshme, veçoritë rrethuese dhe përbërëse të qytetërimit islam, janë lënë në pluhurin e harresës dhe nuk u kushtohet rëndësia e duhur.
Qëndrimi në gjendjen e kolonializmit intelektual, ndonëse në përmasa të ndryshme, ndikon duke na bërë më budallenj të tërëve. Duke u nisur nga kjo, në vend që të mendojmë mbi kuptimet e ngjarjeve, shfaqim qëndrime egocentriste të jashtëzakonshme dhe bëjmë komentime partizane mbi intrigat gjeopolitike. Kjo dukuri ndodh sepse, nuk arrijmë dot, që të kapërcejmë kufijtë e aktuales dhe vendores nuk arrijmë dot që të shohim tablonë e madhe. Nëse do të arrinim të shihnim këtë tablo të madhe, do të arrinim të shihnim edhe ngjarjet që ndodhin mes nesh, të cilat formësohën në drejtim të vullnetit dhe të intelektit imperialist.
Islami i Nderuar, me orvatjen e tij, për të na larguar nga nacionalizmat e ndryshëm, nga pragmatizmat e shteteve kombe të ndryshme, nga qasjet e ndryshme të komentimeve medh’hebiste, na bën të huaj të tërëve ndaj parimeve dhe moralit që na mëson si të jemi një bashkësi islame. Islami, çdo shtet komb e shndërron në një shoqëri kombëtare këshillimi. Përsa u përket pasioneve dhe intrigave teopolitike, shtetet komb me nacionalizmat e tyre, duke sintetizuar medh’hebizmat e tyre e bëjnë Islamin të lojërave të tyre politike.
Kur në skenë shfaqen pasionet gjeopolitike, identitetet islame menjëherë zhduken. Në ditët e sotme, gjendja e heshtjes së, gjallërisë së mendimit islam, përballë Islamit të shndërruar në një qënie, e cila u shërben interesave dhe qëndrueshmërisë së pushtetarëve të shteteve kombe, është një gjendje që nuk është e mundur të kuptohet.Orvatja e mbajtjes me çdo mënyrë aktuale, e konceptit të fesë së kufizuar, më një përmbajtje metafizike, është një çështje tjetër që duhet t’u japim përparësi.Çdo ditë, të tërë ne jemi dëshmitarë të shembujve të qartë, ku krerët e shteteve, zëdhënësit e parë të jetës fetare, autorët muslimanë orvaten të negociojnë me Islamin dhe kur ua kanë nevojën këtij të fundit, orvaten qëtë instrumentalizojnë, gjatë kohërave kur, ndodhin problemetpolitike, krizat dhe konfliktet.
Sistemi laik, i cili ka nënshtruar fenë, shfrytëzimi kësaj të fundit nga ana e shtetit me asyetime oportuniste, vënia në jetë e funksioneve simbolike fetare në fushën e shoqërisë, janëdisa nga zbatimet eçuditshme, nga të cilat duhet të nxjerrim mësim. Instrumentalizimi i fesë ose i medh’hebit, në emër të interesave gjeopolitike, shfytëzimi i gjuhës dhe burimeve simbolike fetare, si elementë në qëllim të propogandës, tregon një shmangie shumë të madhe nga qëllimi i tyre i vërtetë. Ndërsa ne nuk mund të jemi indiferentë.
Me të vërtetë është për të ardhur keq se, muslimanët, autorët muslimanë nuk janë të brumosur ose të pajisur me një vetëdije të mbështetur, në këndvështrimin e preferencave islame, të bashkësisë dhe qytetërimit islam. Përkundrazi ata janë të mbështetur në qasjet politike, të sintetizuara gjatë kohërave kur, ndodhin krizat dhe konfliktet, problemet rajonale politike dhe tensionet ndërkombëtare.
Burimi: İslami Analiz