Kosova

Krimineli serb, pas luftës së Kosovës, tani përkrahës i ISIS-it

Kush është krimineli serb që u konvertua në Vehabisem ?

Goran Pavloviqi i lindur në Badnje të Zemunit në Serbi, në vitin 2002 është konvertuar në musliman, ka shkuar në haxhilluk dhe ka mësuar të lexojë Kuranin.

E kaluara e tij e hidhur kriminele, siç po shihet ende nuk është ngopur duke i vrarë e masakruar femrat e fëmijët shqiptarë,  që luftoj në Kosovë përgjatë kohës së luftës, e ku bëri kërdi dhe krime.  Egoja e tij krimogjene ende nuk është ngopur nga gjaku shqiptarë, siç duket se lufta e Kosovës  nuk ka qenë e fundit për të.

Edhe pse në dokumentet personale Gorani nuk e kishte ndryshuar emrin, por ai tani thirret Abdullah. Gorani shpesh herë shkon në vizitë tek babai i tij Tomisllavi në Sërbi, ku herën e fundit para se të shkojë në Siri, shtëpia e Tomislavit u bastis dhe u gjetën  shumë armë e gjëra tjera të paligjshme.

Gorani pasi që e pranoi Islamin, e morri gruan e tij serbe së bashku me të bijën dhe  u vendosë në  fshatë Gorni Maoqu, në Bosne , fshat i njohur si qendër  e vehabive boshnjak, ku  më pas vajzën e tij të mitur e martoi për një shok të tij vehabij.

Goran Pavloviç 49 vjeçar, taksist nga Zemuni tani është përkrahës i  grupit terrorist ISIS, ku së bashku me ”shokët” e tij në këtë grup po presin koka fëmijësh dhe femrash thujase çdo ditë, transmeton Gazeta NewBorn.