Iraku

Mbi dy milionë vizitorë përkujtojnë Imam Aliun në Xhaminë e Nexhafit

Mbi dy milionë haxhinj vizituan Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut në qytetin e Nexhafit, në Irak, këtë javë për të përkujtuar shehidllëkun e Imam Aliut.

Guvernatori i provincës së Nexhafit, Adnan al-Zarfi, tha se numri i visitorëve të këtij viti ka tejkaluar dy milion, njoftoi rrjeti lajmeve Al-Alam. 

Shumica e atyre që vizitojnë Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut në Nexhaf janë nga Iraku, por ka pasur edhe visitorë nga vendeve të tjera, duke përfshirë edhe Iranin. 

Iraku kishte vendosur 25.000 forcat e sigurisë për të garantuar sigurinë për visitorët, sidomos duke pasur parasysh krizën e tanishme të shkaktuar nga terroristët Tekfiristë në Irak. 

Dita e 21 e muajit të Ramazanit, që ishte më 8 korrik të këtij viti, shënon përvjetorin e shehidllëkut të Imam Aliut.  

Nexhafi, 160 km. në jug të Bagdadit, është vizituar nga miliona visitorë   nga e gjithë bota çdo vit.

Burimi: IQNA News