Emigrantët sirian vdesin rrugëve, maqedonasit heshtin
Gazeta maqedonase “Zhurnal” shkruan: “Autoritetet maqedonase nuk bëjnë asgjë konkrete për emigrantët dhe i lënë të vdesin nëpër hekurudhat e shtetit dhe të keqpërdoren nga trafikantët e ndryshëm të mbështetur nga çarqe të ndryshme “
Informacione të besueshme
për Agjencinë e lajmeve “Zhurnal” flasin se në ditë rreth 500 emigrantë të huaj
hyjnë në territorin e Maqedonisë nga ana e Greqisë.Maqedonia
po tronditet me valën e emigrantëve të huaj të cilët vijnë nga Siria, Iraku dhe
vendet tjera të përfshira nga konfliktet.
Gra
shtatzëna, fëmijë të vegjël me ditë të tëra nuk janë ushqyer. Ata po bëjnë
përpjekjet e fundit për të mbijetuar që një ditë të dalin në vendet evropiane.
Disa pamje të trishtueshme tregojnë se fëmijët nga uria kanë kolabuar dhe janë në gjendje të pavetëdijshme gjenden nëpër rrugët e ndryshme të Maqedonisë. Kjo situatë ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare, por jo edhe Qeverinë e Maqedonisë.
Gratë dhe
fëmijët janë të pafajshëm dhe duhet të gjithë urgjentisht t’iu ndihmojmë këtyre
emigrantëve të cilët për shkaqe të sigurisë vetëm po kalojnë nëpër Maqedoni për
të arritur në vendet e perëndimit.
Partitë
politike maqedonase dhe ato shqiptare, organizatat humanitare dhe mediat duhet
të raportojnë për krimin më të madh që iu bëhet emigrantëve të huaj në
Maqedoni.