Rama: Kauza barbare e ISIS-it nuk është problem vetëm i shqiptarëve por edhe të tjerëve
Edi Rama ka thënë se nuk janë vetëm shqiptarët që janë bërë pjesë e kauzës barbare të ISIS’it. Ai ka thënë se pjesë e barbarisë janë bërë edhe anglezët, norvegjezët, danezët. Prandaj, ai ka thënë se kush mendon se shqiptarët janë problem atëherë ai ka probleme me vetën dhe shqiptarët.
Kështu ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp. Lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, Rama shprehu besimin e plotë se Parlamenti i Kosovës do të marrë vendimin e duhur, ndërsa për akuzat ndaj shqiptarëve lidhur me ISIS, tha se kësaj kauze barbare i janë bashkuar njerëz nga çdo komb, jo vetëm shqiptarë
Rama u pyet në këtë konferencë edhe për Gjykatën Speciale të Kosovës, dhe për përfshirjen e shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS..
Normalisht është vullneti i kuvendit të Kosovës edhe unë jam i bindur se Kuvendi i Kosovës do marr vendimin më të mirë. Lidhur me terrorizmin, kur janë bërë edhe norvegjezët, danezët edhe anglezët, luftëtarë të kauzës barbare, shqiptarët nuk mund të mos prekeshin, por kush thotë që shqiptarët janë problem, ka një problem me veten dhe me shqiptarët, tha Rama.