Të Udhëzuarit Në Islam

Studim: Pse kanadezët e përqafojnë Islamin?

Xhamia Bejtul Islam, Maple, Ontario, Kanadë
Xhamia Bejtul Islam, Maple, Ontario, Kanadë

Duke u rritur vazhdimisht numri i njerëzve të cilët e përqafojnë Islamin, një studim i ri kanadez  është duke u përpjekur për t'iu përgjigjur pyetjes: Pse kanadezët  e përqafojnë  Islamin?

Kanadaja është një vend që nuk ka pasur as edhe një artikull të botuar në gazetë për pranimin apo përqafimin e Islamit në mes të kufijve të saj.  Kështu, mendova, Oh, çfarë mundësi e madhe, tha Prof. Scott Flower i    Universitetit të Melburnit në një intervistë me radion CBC Radio's Ottawa Morning, njoftoi   CBC News, të shtunën, më  25 korrik 2015.

Duke kërkuar  shkaqet, Siguria Publike Kanadaze po financon një projekt për një akademik australian për të studiuar pse kanadezët po e përqafojnë Islamin. 

Duke qenë studimi i parë i këtij lloji në Kanada, studimim pason modelin e një numri të studimeve të tjera që marrin fonde nga Siguris Publike Kanadeze përmes Projektit Kanishka, i cili  gjithashtu financon kërkimet  rreth terrorizmit dhe antiterrorizmit. 

Prof. Scott Flower ka në plan të shpenzojë disa muaj të ardhshëm në Kanada për të intervistuar të konvertuarit  në Islam në mënyrë që të gjejmë  arsyen pse vendosën me përqafuar Islamin.  

Pas kryerjes së hulumtimit të tij Prof. Scott Flower, nuk e di se si qeveria do të përdorë studimin e tij. 

Projekti Kanishka u krijua në muajin qershor të vitit 2011 dhe doli nga një rekomandim në raportin Air India. Është një projekt pesë-vjeçar me vlerë 10.000.000 $. (Dollar)

Studimi i Prof. Scott Flower ka pranuar   $ 169,240 (dollar) nga raundi i pestë i granteve të Kanishka së. Raporti i tij do të quhet: Drejt të kuptuarit tepër të rrallë:. Dallueshmëria e proceseve të zakonshme të konvertimit fetar nga ekstremizmi i dhunshëm 

Muslimanët përbëjnë rreth 2.8 për qind të popullsisë  prej 32.800.000 milionë banorëve të  popullsisë së Kanadasë, dhe Islami është feja-besimi  dytë pas Krishterimit në Kanada.  

Qendra Pew Research Center në studimin e saj konkludon:

Harta muslimane popullsisë globale: Një raport mbi madhësinë dhe shpërndarjen e popullsisë së Botës Muslimane, thotë se muslimanët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së botës.

Burimi: IQNA News