Hyseni kërkon ta ruajmë harmoninë fetare duke luftuar ekstremizmin
Njerëzit e mirë të këtij vendi e kanë obligim që ta përdorin një kundër narracion, ta vënë në veprim kundër mesazhin për ta detronizuar mesazhin keq që fton për dhunë, urrejtje ndëretnike e ndërfetare. Kosova është vend multikulturor, multietnik e multikonfesional dhe kjo është pasuri që duhet ta ruajmë”, tha Hyseni.
Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni javën e fundit të muajit korrik ka mare iniciativë politike që ti vizitojë të gjitha komunat të cilat janë të udhëhequra nga të zgjedhurit kryetarë nga ana e LDK- së. Sot Ministri Hysejni ka qëndruar në Gjilan, në kuadër të vizitave që është duke i bërë në komuna të Kosovës. Ai ka thënë se “njerëzit e mirë të vendit duhet ta ruajnë harmoninë fetare duke e luftuar ekstremizmin fetar në vend.”
Lutfi Haziri sot ishte nikoqirë shumë falënderues ndaj ministrin Skender Husejni si dhe ndërkohë e njoftoi edhe prë gjendjen e sigurisë në Gjilanë dhe rrethinë. Ministri gjithashtu e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit për pritjen, duke e përgëzuar për lidershipin e tij të fuqishëm, i cili sipas tij, e ka demonstruar brenda pak muajve në Gjilan.
“Sot po ndihem në veçanti mirë në Gjilan, kur dëgjoj për aktivitet aq përmbajtësore, aq sistematike të KKSB-së, për këtë tip lidershipi të fuqishëm që po e demonstron kryetari Haziri brenda pak muajve të qeverisjes, e që ka një rëndësi të dorës së parë në atë që e quajmë ruajtje dhe kultivim të harmonisë fetare, mirëkuptimit ndëretnik etj. Ka shumë rëndësi funksionalizimi i KKSB-ve në funksion të zbritjes së mesazhit në nivelet më bazike të organizimit social te familja, shkolla, lagja, komuniteti, xhamia e kisha, gjithnjë me qëllim të parandalimit të fenomeneve të dëmshme për shoqërinë dhe shtetin”, tha ministri Hyseni me kurajë dhe shpresë se njerëzit e mirë do të vazhdojnë ta luftojnë ekstremizmin e mundshëm të çfarëdo natyre në Gjilan. © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.