Suudi Arabie

Arabia Saudite me investime rekorde, 10 miliardë dollarë, në Rusi

Fondi i Investimeve Publike Saudite ka rënë dakord për të investuar sasi rekorde të parave në Rusi

Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite dhe Fondi i Investimeve Ruse  së bashku do të investojnë 10 miliardë dollarë në projektet ruse. Është ky investimi më i madh i huaj në Rusi.

Ne kemi arritur marrëveshje përfundimtare dhe po njoftojmë krijimin e një partneriteti me Fondin Sovran të Arabisë Saudite, sipas të cilit PIF do të investojë 10 miliardë dollarë projekte në territorin rus. Këto fonde pritet të realizohet brenda 4-5 viteve, tha kreu i RDIF, Kirill Dmitriev. 

Sipas Kirill Dmitriev, katër apo pesë marrëveshjet e para do të nënshkruhen brenda tre muajve të ardhshëm. Ai shpreson, gjithashtu, që këto marrëveshje të ardhshme do të mund të tërheqin investitorë nga Kina, Korea e Jugut dhe Emirat e  Bashkuara Arabe. RDIF po planifikon të kryej dhjetë marrëveshje me PIF-in e Arabisë Saudite para përfundimit të vitit, shtatë prej tyre janë tashmë në fazën e tyre përfundimtare.

PIF ka shprehur interesimin për të investuar në bujqësi, mjekësi dhe pasuri të  patundshme, tha Kirill Dmitriev.

Fondi i Partneritetit Rusi- Arabi Saudite nuk e përjashton mundësinë e investimeve në vendet e tjera.

RDIF ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin e e Përgjithshëm të Investimeve të Arabisë Saudite, që së bashku të kërkojnë  për projektet investuese në Rusi. Supozohet se SAGIA do të udhëheqë kompanitë ruse në tregun arab.

Muajin e kaluar Rusia dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një numër të marrëveshjeve të bashkëpunimit, duke përfshirë edhe një memorandum mirëkuptimi në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut. Takimi Princit të  Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ka luajtur një rol të rëndësishëm në partneritet të ri, sipas kreut të RDIF.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Wold Bulletin