Të enjten fillon në Iran Konferenca Botërore e Mjekëve Musliman
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Botëror të Zgjimit Islamik, Ali Akbar Velajati njoftoi se qyteti i shenjtë verilindor Mashhad do të organizojë të enjten ceremoninë e hapjes së një konference të mjekëve musliman.
Konferenca Botërore e Mjekëve Musliman do të përurohet të enjten, më 30 korrik 2015 në qytetin e shenjtë, në Mashha ku mbi 400 mjekë muslimanë nga e gjithë bota do të marrin pjesë, tha të marten Ali Akbar Velajati, i cili shërben si organizator i konferencës.
Ai më tej sqaroi se çështje të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe tema shkencore do të diskutohen dhe analizohen gjatë konferencës.
Sponsorizuar nga Instituti për Përpilimin dhe Publikimin e Veprave të Liderit Suprem, të Asamblesë Botërore të Zgjimit Islamik, dhe Kuvendi Botëror i Ehl ul-Bejtit, konferenca do të mbahet në tri qytete, në Mashhad, Teheran dhe Shiraz dhe kryesisht në bashkëpunim me universitetet e shkencave mjekësore të qyteteve, shtoi ai.
Pjesëmarrësit gjithashtu do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre rreth letrës së e rëndësishme të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei për të Rinjtë Evropian dhe të Amerikës së Veriut dhe ndikimin e saj në nivel ndërkombëtar.
Në një letër historike më 21 janar 2015, Imam Hamenei kërkoi nga të rinjtë perëndimor të përpiqen për të fituar njohuri të drejtpërdrejtë dhe të dorës së parë të fesë, si reagim ndaj përmbytjes së paragjykimet dhe fushatave disinformuese.
Burimi: TASNIM