Kosova

Për gjenocidin serb në Kosovë, duhet krijuar rezolutë

Me e datën 28 korrik opozita propozojë krijimin e një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë, kjo rezolute  gjithashtu e propozuar nga PDK ku do të dënohej gjenocidi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë , mirëpo ky propozim  vazhdoi të mbetet ende  në sirtarët e Kuvendit të Kosovës.

 

Për përpilimin e kësaj rezolute do të cekim mendimet e disa politikanëve dhe analistëve mendimtarë  që kanë dhënë propozimet dhe idetë lidhur me këtë rezolutë.

Ztr. Jakup Krasniqi me 10 qershor 2015 kishte thënë: Që nga momenti kur u mediatizua se Kosova do të përgatitë padinë për gjenocidin që kreu shteti serb në Kosovë opinioni publik shqiptar është “bombarduar” me qëndrime që mohojnë mundësinë e një padie të tillë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se nxjerrja e një rezolute nga ana e Kuvendit të Kosovës, ku do dënohej gjenocid serb është shumë më rëndësi.  Dhe secilit institucion, por edhe qytetarëve të Kosovës, të cilët janë dëmtuar në njerëz apo në pronë, i takon  që të ngrenë procedura penale kundër keqbërësve serb.

Ndërkohë, Glauk Konjufca nga LVV, thotë që opozita është duke punuar në përgatitjen e një kundër rezolute e cila sipas tij do të jetë rezoluta e vërtetë, pa lajka politike. Pra, LVV  nuk do të të qëndrojë duarkryq  dhe ne jemi në përgatitje e sipër të një rezolute më të cilët do të kundërshtohej rezoluta e PDK-së.

Ndërkaq, kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi dhe nënkryetari, Kadri Veseli, ishin zotuar se shumë shpejtë Kuvendi i Kosovës do të votojë këtë rezolutë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.