Delegacioni Kur’anor Iranian zgjedhët për Haxh
Një grup iranianë këndues dhe hafizë të Kur'anit janë zgjedhur për të mbajtur programe Kur'anore për haxhinjtë iranianë dhe jo-iranianë në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, gjatë Haxhit të këtij viti.
Hussein Rustemi, Hamid Shakernexhad, Masoud Sajjah Gorxhi, Muhsin Haxhihassani Kargar, Hassan Danesh, dhe Mukhtar Dehkan janë disa anëtarë të delegacionit.
Ata janë përzgjedhur nga Komiteti i të Ftuarësve dhe Shpërndarësve të Kënduesve të Kur’anit pas një testi në muajin e kaluar.
Vitin e kaluar, rreth 1000 programe Kur'anore janë mbajtur nga veprimtarët Iranianë të Kur'anit gjatë kohës së Haxhit në dy qytete të shenjta, në Mekë dhe Medine.
Këtë vit, koha e haxhit, e cila është në muajin e Dhul Hixhxhe, sipas Kalendarit Hënor të Hixhretit, fillon në mesin e muajit shtator, 2015 dhe vazhdon deri në fund të shtatorit.
Çdo vit, miliona muslimanë nga e gjithë bota mblidhen për të kryer ritualin e Haxhit në Arabinë Saudite.
Të gjithë besimtarët muslimanë që janë të aftë nga ana shëndetësore dhe materiale janë të detyruar fetarisht për të kryer Haxhin një herë në jetën e tyre.
Burimi: IQNA News