Kulturë

Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ofron librin e Imam Aliut – për lexuesit

Libri “Nehxh el-Belaga” në gjuhën arabe është dhuruar Bibliotekës Kombëtare për nevojat e qytetarëve të Kosovës.

Njoftojmë studiuesit inteligjent, këtë libër mund ta kenë  në përdorim përmes Bibliotekës Kombëtare “ Pjetër Bogdani “ në Prishtinë.

Ky libër është një faksimilë ( riprodhim) njërit  prej dorëshkrimeve më të vjetër  dhe të rrallë në botë. Libri është përmbledhje e ligjëratave, letrave dhe fjalëve të urta të Imam Ali ibn Ebi Talibit a.s. (601-661).  Ky dorëshkrim u mblodh në fund të ë shekullit X, ndërsa si dorëshkrim i faksimiluar daton rreth vitit 400 hixhrij ose 1010 miladij.

Për lexuesit shqipfolës gjithashtu ky libër është i përkthyer në gjuhën shqipe me titullin “ Shtegu i Elokuencës”  dhe të njëjtin libër mund ta gjeni në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Lexuesit do të kenë mundësinë ë mësojnë  shumë të vërteta dhe urtësi të veçanta që kurrë  më parë nuk i keni dëgjuar. Libri më i përkthyer në botë. Libri më i shitur nder librat politik, teologjik shoqëror, filozofik e misterioz.