Nesër vendoset për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë
Media e lirë – Pas gjithë atyre harxhimeve, malltretimeve dhe rrugës së rrezikshme që morrën kosovarët për azil kërkim në Gjermani Francë e Zvicër, nesër do të jetë një pikëpyetje trishtuese për azilantët shqiptarë. Çështja e azilantëve nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni është një problem shtesë për Bashkimin Europian sepse mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika i drejtohen kontinentit të vjetër për t’i shpëtuar luftrave dhe varfërisë.
Nesër me 27 Korrik, pritet që Bashkimi Europian të vendos që azilantët shqiptarë dhe të tjerët nga Ballkani perëndimor të kthehen me procedurë të përshpejtuar në vendet e origjinës ëëëë moll
Gjatë mbledhjes së para një jave të ministrave të Brendshëm të shteteve të unionit u diskutua edhe për një listë të vendeve të sigurta të origjinës, ku me shumë gjasë janë futur edhe Shqipëria dhe Kosova.
Disa prej shteteve më të fuqishme në BE, si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, i kanë përpiluar këto lista, por ka dallime mes tyre se cilat shtete janë futur në to.
Sipas statistikave të Bashkimit Europian, përqindja e pranimit për shtetet e rajonit është mjaft e ulët, më pak se 1% për Maqedoninë e deri tek 7% për Shqipërinë, megjithatë kriteri për të përcaktuar një vend si të sigurt ndryshon nga shteti në shtet, çka sjell edhe papajtueshmërinë mes vendeve të unionit.
Në kohën kur mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika i drejtohen kontinentit të vjetër për t’i shpëtuar luftrave dhe varfërisë, ndërsa shtetet nuk janë të gatshme të ndajnë barrën e azilkërkuesve, pavarsisht se liderët europianë ranë dakord për një gjë të tillë në samitin e qershorit.Çështja e azilantëve nga Shqipëria e Kosova dhe rajoni është një problem shtesë për Bashkimin Europian.