Irani thirri shtetet arabe në luftë kundër ekstremizmit
Ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Zarif thirri shtetet arabe të Gjirit Persik që të bashkëngjiten Teheranit në luftë kundër ekstremizmit në Lindje të Afërt, gjatë vizitës së tij në Kuvajt, në të cilin nisi misionin e tij të grumbullimit të përkrahjes së shteteve arabe të cilët me mos besim vështrojnë kthimin iranian në skenën ndërkombëtare pas arritjes së marrëveshjes lidhur me programin nuklear iranian në mes Iranit dhe gjashtë fuqive kryesore botërore.
“Kërcënimi ndaj cilido vend për të do të thotë kërcënim për të gjithë. Asnjë vend nuk mund të zgjidh i vetmuar problemet rajonale pa ndihmën e të tjerëve”, ka thënë ai në konferencën për gazetarë në Kuvajt, të parin vend nga tri shtete arabe të cilët do të viziton. Shumica e vendeve të Gjirit Persik frikësohen se marrëveshja nukleare e arritur me 14 korrik 2015 në mes Iranit dhe gjashtë fuqive kryesore botërore do të shpejtojë rrënjën e tensioneve në mes Teheranit dhe Uashingtonit dhe do të dobësojë lidhjet tradicionale amerikane me shtetet arabe të Gjirit Persik.
Muhamed Zarif ka mbërrit të dielën në vizitë Kuvajtit, pas së cilit do të vizitojë edhe Katarin dhe Irakun. Qëllimi i misionit është forcimi i lidhjeve dhe zhvillimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat me fqinjët arab iranian ka thënë zëvendës ministri i Muhamed Zarifit Husein Abdullahain për televizionin iranian. Shtoi më tutje se” lufta kundër ekstremizmit dhe dhunës si dhe forcimi lidhjeve rajonale është e nevojshme për zhvillim të qëndrueshëm dhe sigurinë në rajon”.
Shumica e shteteve arabe të Gjirit Persik akuzojnë Iranin se po përzihet në çështjet arabe duke financuar dhe armatosur lëvizjet politike në rajon, në Bahrejn, Jemen dhe Liban. Irani i refuzon akuzat dhe thekson se marrëveshja nukleare nuk do të ndryshojë politikën e tij në rajon. Zarifi ka deklaruar se Teherani do të vazhdojë të ndihmojë aleatët e tij, Sirinë dhe Irakun në luftë kundër ISIS-it.
“Po të mos ishte Irani, Erbili dhe Bagdati do të binin në duart e ISIS-it. Sikurse që kemi mbrojt Dahukin, Erbilin dhe Sylejmaninë në pjesën irakiane të Kurdistanit ashtu do të mbrojmë cili do vend në rajon e cila do të ishte viktimë e sulmit”, ka thënë të dielën kryetari iranian Hasan Ruhani gjatë paraqitjes së tij para opinionit vendor.