Egjipt

Cilësimi i Doktrinës Shiite si e Pafe Është i Ndaluar

Profesori i Universitetit të Ezherit, të kryeqytetit egjiptian të Kajros, Shejh Abbas Shumaniiu kundërpërgjigj atyre të cilëve mbështesin këndvështrimin se, Universiteti i Ezherit nuk duhet të njohë zyrtarisht doktrinën shiite islame. Ai gjatë fjalimit të tij shprehu se: “Universiteti i Ezherit nuk mund të cilësojë si të pafe asnjë besimtar musliman, kjo është arsyeja se përse ky Universitet nuk i cilëson si të pafe, besimtarët muslimanë shiitë të shkollave (medhhebeve) shiite si imamije dhe zejdije. Themi se kjo çështje, është bërë objekt diskutimi, për shkrimin dhe zhvillimin e shumë tezave të doktoraturave, të cilatkanë zënëvend në katedrate bibliotekave tona”.

Sipas agjensisë së lajmeve Welayet News, Profesori i Universitetit të Ezherit, të kryeqytetit egjiptian të Kajros, Shejh Abbas Shumani shprehu: “Organizmi i një mbledhjeje mes dijetarëve muslimanë sunnitë me dijetarët muslimanë shiitë, do të ishte jashtëzakonisht e vlefshme dhe me një rëndësi të veçantë”.Shejh Abbas Shumani vijoi më tej duke thënë: “Në këtë mbledhje do të theksohet fuqishëm fakti se,cilësimi si të pafe i besimtarëve muslimanë shiitë është i ndaluar”.

Më pas Shejh Abbas Shumani nënvizoi faktin se, organizimi i një mbledhje të tillë do të sillte shumë përfundime pozitive, duke i renditur këto të fundit si më poshtë:

1. Shpallja hapur e moscënimit dhe e respektimit të jetëve dhe pasurive të muslimanëve sunnitë dhe shiitë.

2. Citimi i qartë i ndalimit të sulmeve mes muslimanëve sunnitë dhe shiitë.

3. Sqarimi i prerë i paprekshmërisë së nderit të bashkëshorteve dhe bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.) mes dijetarëve muslimanë sunnitë dhe dijetarëve muslimanë të shkollave (medhhebeve) të ndryshme shiite.

4. Ndalimi i dukshëm i detyrimit në besimin në shkollën (medhhebin) tjetër (orvatjet për të shndërruar një musliman sunni në shiit dhe anasjelltas).

5. Theksimi i ndjeshëm i respektimit të integritetit të territorial të shteteve muslimane dhe ndalimi i pushtimit të këtyreshteteve nga një shtet musliman sunnit ose shiit.

6. Largimi dhe pastrimi nga ekstremistët individualistë dhe mbështetësit e tyre, singa radhët e besimtarëve sunnitë ashtu edhe nga radhët e besimtarëve shiitë.

7. Shpalosjadhe nxjerrja në plan të parë, e planeve efikase të përbashkëta fetarë dhe njerëzorë, duke përdorur një gjuhë të përbashkët, me synimin e përhapjes në shkallë më të gjërë të fesë islame.

Profesori i Universitetit të Ezherit, të kryeqytetit egjiptian të Kajros, Shejh Abbas Shumani iu kundërpërgjigj atyre të cilëve mbështesin këndvështrimin se, Universiteti i Ezherit nuk duhet të njohë zyrtarisht doktrinën shiite islame. Ai gjatë fjalimit të tij shprehu se: “Universiteti i Ezherit nuk mund të cilësojë si të pafe asnjë besimtar musliman, kjo është arsyeja se përse ky Universitet nuk i cilëson si të pafe, besimtarët muslimanë shiitë të shkollave (medhhebeve) shiite si imamije dhe zejdije. Themi se kjo çështje, është bërë objekt diskutimi, për shkrimin dhe zhvillimin e shumë tezave të doktoraturave, të cilat kanë zënë vend në katedrat e bibliotekave tona”.

Pastaj Shejh Abbas Shumani, e mbylli fjalimin e tij duke pohuar: “Besimtarët muslimanë shiitë janë pjesë përbërëse e fesë islame. Themi se të tërë dijetarët muslimanë të Universitetit të Ezherit,e kanë pranuar njëzëri këtë çështje. Citojmë se në mbledhjen që do të organizohet nga dijetar Ahmed Tajjibi, do të theksohet fuqishëm fakti se, cilësimi si të pafe i besimtarëve muslimanë shiitë është i ndaluar”.

Burimi: welayet.com