Rusia

Moska po bëhet qyteti me numër më të madh të muslimanëve në Evropë

Edhe pse janë bërë më armiqësore ndaj muslimanëve, Moska ka dëshmuar me lutje të madhe  me rastin Namazit të Fitër Bajramit, në të cilën më shumë se 60.000 u mblodhën për të falur Namazin e Fitër Bajramit në Xhaminë  Sobornaja e cila ka një kybe të artë, të rrethuar nga policia nga të gjitha anët.

Ju doni të lutëni në xhami, ju keni për të hyrë në një kafaz, tha për Al Jazeeran një burrë 29 vjeçar, me mjekërr, Murat Abdullaev, nga Derbenti, qyteti jugor i Rusisë në krahinën e trazuar të Dagestanit.

Po u falët gjatë punës, do të qortoheni, por kur kolegët tuaj dalin për të pirë  cigare, disa herë, kjo është në rregull, tha ai kur i përshkroi kolegët e tij në një kompani ndërtimi në Moskën jugore.

Në një skenë që u bë normale gjatë disa viteve të fundit, mijëra muslimanë u mblodhën të shtunën në mëngjes, duke thirrur Allahu Ekber (Zoti është i Madh!)

Ata e falën Namazin e Fitër Bajramit jashtë Xhamisë Sobornaja, me kybe të artë, në sheshin kryesor të Moskës, ku pesë blloqe të rrugëve ishin  bllokuar përkohësisht.

Një shtesë tjerër prej 180.000 besimtarëve ishit tubuar në pesë xhami të tjera për të shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit të këtij viti, tha policia.

Çdo person është dashur të kalojë nëpër një detektor metalik dhe t’i nënshtrohet një kontroll të identifikimit.

Megjithatë, disa moskovitë  dukeshin të pakënaqur në lidhje me skenën, edhe pse Namazi i Fitër Bajramit u falë në orët e para të ditës.

Për shumë vite, kjo pamje në Moskë përsëritet dy herë në vit. Dhe çdo herë, të gjithë janë të habitur, tha një bloger.

 

Të pa pëlqyer, të pa dashur

 

Në Moskë, muslimanët, qofshin të lindur në Rusi  ose emigrant, laikë apo musliman praktikues të fesë Islame, nuk ndihen të mirëpritur.

Me vetëm gjashtë xhami në qytetin e madh, përpjekjet për të ndërtuar xhami të të reja janë plotësuar me protesta dhe mitingje.

Ka vetëm dy hotele hallall në Moskë, ku vijnë miliona vizitorë në vit. Palestra dhe Klinika Shëndetësore Muslimane  në qytet hapen, por pas hapjes menjëherë mbyllen.

Pavarësisht numrit të madh të popullsisë muslimane në qytet, ka vetëm një pjesë të vogël të kopshteve apo shkollave muslimane.

Ato janë shumë larg për ta dhe ka shumë pak prej tyre, sipas Xhannat Babakhanova nga Limpopo, është një rrjet i vogël i kopshteve muslimane tha për Al Jazeera.

Muslimanët formojnë rritjen më të shpejtë dhe më të ndryshme etnike në sektorin e popullsisë së Moskës.

Me një popullsi zyrtare prej 12.5 milion, kryeqyteti i Rusisë, Moska, është tani shtëpia për të paktën 1.5 milionë muslimanëve, sipas analistit politik, Aleksei Malashenko. 

Moska ngadalë është duke u përshtatur për të qenë qyteti më i madh musliman në Evropë, dhe muslimanët janë gradualisht duke iu përshtatur me të, tha Aleksei Malashenko për Al Jazeera.

Prania e muslimanëve në Moskë  është shkaktare që një numër i madh të përqafojnë fenë Islame në mesin e rusëve etnikë.

Burimi: IQNA News