Egjipt

Profesori i njohur sunnit egjiptian dënoi sulmet terroriste anti-shiite

Një profesor i njohur në Universitetin al-Az-har të Egjiptit dënoi sulmet e fundit terroriste kundër xhamive shiite në Arabinë Saudite, në Kuvajti, si dhe konfliktin në Jemen ...

Shejh Dr. Ahmed Mahmoud Kerimah, drejtori i Departamentit të Jurisprudencës Bashkëkohore Islame në Universitetin e famshëm Al-Azhar të Egjiptit tha se dallimet në mes muslimanëve shi'a dhe selefitë janë të njohura nga të gjithë dhe ato që nuk janë të njohura nga shumë njerëz janë dallimet të cilat ndihmojnë vetëm për të përmbushim interesat e regjimit sionist.

Përveç takimit me burime të ndryshme të dijetarëve Shiite, në qytetin e shenjtë Kum, dijetari i moderuar sunitë i vizitoi dijetarët muslimanë sunnitë në Kurdistan në vitin e kaluar dhe  për të mësuar në lidhje me jurisprudencën e Ehlul-Bejtit (a.s.)

Dijetari i njohur musliman sunnit dënoi  sulmet e fundit terroriste kundër xhamive shiite në Arabinë Saudite dhe Kuvajti, si dhe konfliktin në Jemen, duke thënë se problemet në botë sot janë sprovë  për ne se është koha që ne të përmbushim detyrat tona për t’i sjellë fetë e ndryshme dhe sekte islame më afër së bashku në mënyrë që amerikanët, sionistët dhe agjentët e tyre që duan të mbjellin përçarje në mesin e muslimanëve nuk mund të realizojnë qëllimet dhe interesat e tyre.

Shejh Kerimah, gjithashtu, iu referua abuzimit dhe shpifjes nga ana e Selefive ndaj Shi'itëve dhe dijetarëve të tyre dhe gjithashtu vuri në dukje tensionet mes dy grupeve, duke thënë se këto konflikte janë të krijuar për të hapë rrugën  për realizimin e qëllimeve dhe interesave të regjimit Sionist .

Shkëlqesia e tij shpjegoi se aktualisht, dijetarët fetarë në Universitetin al-Az-har shpesh i kryejnë detyrat e tyre si punonjës dhe nuk i japin rëndësi misionit të tyre fetar si autoritete fetare dhe si dijetarë fetarë.

Ndërkohë, dijetarët fetarë të së kaluarës vazhdimisht u përpoqën për të rritur njohuritë e tyre fetare dhe kanë  shpenzuar javë të tëra duke u përpjekur për të gjetur një hadith të Pejgamberit, Muhammedit (a.s.) tha ai.

Burimi: TNT