Problemet Sociale

Me tren sa më larg nga lufta

Emigrantët të ikur nga lufta në Siri, Irak, Afganistan, familje të tëra, iknin nga lufta dhe dhuna. Udhëtojnë drejt shtigjeve se do të mund të gjejnë qetësi dhe prehje nga lufta dhe dhuna. Nuk e kanë të qartë pse nuk ka vend në tren edhe pse i kanë blerë bileta udhëtimi. Udhëtojnë me ditë dhe net të tëra. Disa duan të dalin para kamerave, por shumica jo, arsyeja është se kanë drojë, nga persekutimet eventuale të mundshme. Në fillim ishin dyshues. Kur u kollita për shkak të duhanit, më ofruan ujë, që shkaktoi të qeshura tek ata që ishin të zgjuar apo ishin zgjuar nga kollitja. Tinejxheri nga Siria më tërhoqi për mëngë, duke thënë se të mos mbështetem shumë në derën hyrëse se mund të jetë rrezik për të.

Edhe njëri nga ata pranoi që të dalë para kamerës. Flet se udhëton por nuk e di për ku. Por sa më larg nga lufta. Ka disa miq në Gjermani dhe beson se do të mund t’i gjejë. Pasi që kapërcyem stacionin sepse nuk mund të hapnim derën pasi që dorëza e saj mbeti në duart tona, bisedojmë dhe përpiqemi të rregullojmë dorëzën e derës dalëse. Pas disa orësh në njërën nga stacionet arritëm të hapim derën, ne dolëm jashtë dhe njëri tjetrit e përshëndetnim me dorë, ndërsa ata udhëtonin drejt veriut, drejt shpresës, sa më larg luftës. Të lodhur e të rraskapitur, ata më të rinj dhe fëmijët do të zgjohen në stacioni e fundit. Ata do të kërkonin shishen me ujë për të pirë ujë.

Shpresojmë se vitin tjetër, nuk do të kem rastin i pikëlluar të vështrojë kolonat e gjata të emigrantëve që udhëtonin me tren drejt veriut, drejt shpresës, sa më larg luftës e dhunës.....