ISIS-i ka përdorur 40 fëmijë për operacione vetëvrasëse në Irak
Gjatë periudhës dhjetor 2014 deri në fund të qershorit, 2015, 40 fëmijë kanë bërë operacione vetëvrasëse në pjesët veriore dhe jugore të Irakut, thotë raporti.
I ashtuquajturi Observatori Irakian për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se 40 fëmijë kanë bërë vetëvrasjeje për grupin e ISIS-it), gjatë shtatë muajve në Irak.
Në një raport, Observatori Irakian për të Drejtat e Njeriut shtoi se grupi ISIS ka rekrutuar dhjetëra fëmijë për operacionet vetëvrasëse kundër forcave ushtarake dhe të sigurisë irakiane.
Gjatë periudhës dhjetor 2014 deri në fund të qershorit, 2015, 40 fëmijë janë përdorur për operacionet vetëvrasëse në pjesët veriore dhe jugore të Irakut, shtoi raporti.
Shumica e operacioneve vetëvrasëse janë bërë nga makinat auto-bombë ose prej sulmeve nga pusia në forcat e Irakut, veçanërisht në zonat ndërmjet Beixhit dhe Tikritit, qytete në provincën Salah al-din,, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë thuhet se fëmijët u sollën nga Ramadi dhe provinca Ninive.
Mosha e fëmijëve që kryen vetëvrasje është në mes të 12 dhe 17 vjeç, të cilët, ndërkombëtarisht, janë përshkruar si fëmijë.
Raporti arriti në përfundimin se grupi i ISIS-it ka themeluar kampe të posaçme të trajnimit për fëmijë që të trajnohen dhe të transformohen në mjete për vetëvrasje.
Burimi: Iraq Trade News