Revista franceze nuk publikon më karikaturat fyese
Redaktori i revistës satirike franceze Charlie Hebdo tha se revista nuk do të publikojë më karikatura ku satirizohet Profeti i Shenjt i Islamit, Muhammedi (a.s.)
Laurent Sourisseau, redaktori i ri, në një intervistë me Uashington Post deklaroi se qëllimi i karikaturave ishte për të mbrojtur parimin e lirisë së fjalës dhe jo të kritikon Islamin dhe tha se ne ... kemi arritur qëllimin.
Revista javore satirike në raste të shumta ka publikuar karikatura fyese ndaj Islamit dhe muslimanëve, duke i cilësuar ato veprime si liri e shprehjes.
Megjithatë, një vështrim i afërt në historikun zbulon se revista nuk ka arritur të zbatojë të njëjtat standarde.
Në vitin 2009, për shembull, e përjavshmja satirike e shkarkoi Maurice Sinet, një karikaturist politik që punonte me Charlie Hebdo për 20 vjet, për karikaturat e tij se gjoja është tallur me marrëdhëniet e djalit të ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy me një grua të pasur çifute.
Në editorial, karikaturisti 80-vjeçar ka komentuar thashethemet se djali i Nicolas Sarkozy, Jean, ka menduar që të ndërroi fenë, nga anëtar i Kishës Katolike të përqafon Judaizmin me qëllim të martohet me një femër hebreje për arsye financiare.
Në atë kohë, redaktori i revistës satirike Charlie Hebdo, Philippe Val, i kërkoi karikaturistit Maurice Sinet të kërkoj falje, por karikaturisti rreptësisht refuzoi ta bëjë atë.
Karikaturisti, Maurice Sinet pastaj u përball me akuza për anti-semitizëm dhe nxitje të urrejtjes racore. Ai u shkarkua nga puna dhe u dërguan në gjykatë nga e ashtuquajtura Lidhja Ndërkombëtare Kundër Racizmit dhe Anti-Semitizmit.
Burimi: IQNA News