Iraku

Grupi Tekfirist ISIL- mëson fëmijët si me prerë koka

Grupi terrorist ISIL mëson fëmijët për të prerë koka, ndër të tjera, duke iu treguar atyre video tronditëse të prerjeve të kokave në kampet e trajnimit, thotë një raport.

Grupi tekfirist është duke rekrutuar adoleshentët dhe fëmijët në zonat nën kontrollin e tij në Siri dhe Irak duke u ofruar atyre dhurata apo kërcënime, sipas një raporti të publikuar të hënën nga Associated Press.

Raporti tha se të rinjtë po shohin video në kabinat e rrugëve në zonat e pushtuara nga ISIS-i, ku terroristët në natyrë i ushtrojnë fëmijët duke i  joshur me pije freskuese dhe karamela.  

Raporti përmend rastin e një djali izadi, i identifikuar si Jahja, i cili ishte rrëmbyer nga terroristët tekfiristë vitin e kaluar gjatë një sulmi të ISIS-it në qytetin e izadive. Djaloshi me emrin Jahja më vonë ka ikur nga kampi i trajnimit Faruk në qytetin Rakka të Sirisë

Ai i tha Agjencisë Associated Press se fëmijëve ju kanë treguar  në video se si prehen kokat dhe si shembull fëmijëve ju jepej nga një kukull dhe një shpatë për të praktikuar prerjen e kokës. 

Pastaj ata më mësuan se si ta përdori shpatën, dhe ata më thanë se si të goditi me shpatë. Ata më thanë se koka e goditur ishte koka e një qafiri, , tha Jahjaja.

Burimi: IQNA News