Avionët e Turqisë kanë bombarduar pozitat e ISIS-it
Turqia ka nis sulmet ajrore në pozitat e ISIS-it në Siri, pas sulmit vetëvrasës në Suruç, të cilët e kanë kryer personat të lidhur me ISIS-in. Tri aeroplan luftarak F-16 kanë bombarduar tri pozita të ISIS-it në anën tjetër të kufirit në ora katër të mëngjesit sipas kohës lokale, shkruan në deklaratën e kryeministrit turk Ahmet Davutogllusë.
Në ndërkohë mediat lokale kanë lajmëruar se policia turke antiterror gjatë natës ka kryer bastisje në 100 lokacione në Stamboll për të cilin konsiderohen se i shfrytëzojnë ISIS-I dhe grupet të armatosura kurde. Në bastisje të kryera në 26 zona të ndryshme të qytetit kanë marrë pjesë 5000 policë duke shfrytëzuar edhe helikopterët. Sulmet ajrore dhe bastisjet janë kryer pasi që zyrtarët amerikan kanë deklaruar se Ankaraja ka lejuar avionët amerikan të kryejnë sulme ajrore në pozitat e ISIS-it nga baza ajrore Incirlik në Turqi, afër kufirit me Sirinë. Të enjten është kumtuar se është vrarë një oficer turk dhe janë plagosur dy ushtarë, në shkëmbimin e zjarrit me luftëtarët e ISIS-it në kufi me Sirinë.
Mediat turke kanë raportuar se luftëtarët e ISIS-it kanë hapur zjarr në forcat turke në Kilis, qytetin kufitar turk. Ushtria turke i është përgjigjur menjëherë me zjarr në bazën e ISIS-it në territorin sirian me ç’rast kanë vrarë së paku një luftëtar të ISIS-it.
Pas sulmit avionët luftarak F-16 kanë fluturuar mbi kufirin pas sulmit, edhe pse pushtetarët turk dhe ushtria theksojnë se flitet vetëm për fluturimet vëzhguese rutine. Kjo është ndeshja e par e drejtpërdrejtë në mes ushtrisë turke dhe ISIS-it. Konfliktet kanë vazhduar edhe të enjten mbrëma kur ushtria turke ka vazhduar me zjarr vdekjeprurës mbi pozitat e ISIS-it në Siri.
Ushtria turke ka kumtuar deklaratën e vet në të cilin është vërtetuar vrasja e një oficeri turk dhe dy ushtarëve të plagosur, pas hapjes së zjarrit në ushtarët turk nga pesë luftëtarët e IISIS-it.
Burimi: Al Jazeera