Kumanova ska të ndal me krime, mbytje e mospajtime partiake
Xhemail Rexhepi i njohur si komandant “Shqiponja”, ka qenë komandanti i njësisë për ndërhyrje të shpejtë të UÇK-së në luftën e vitit 2001 në Maqedoni, sot mësohet jozyrtarisht se ka humbur jetën, një një local të Kumanovës. Përleshjet e armatosura kanë ndodhur ne mes të anëtarëve të BDI-së ku dhe ka plasur sheri për shkak të kreut të degës së kësaj partie.
Në këtë përleshje kanë mbetur edhe dy të plagosur ku plagë më të rënda në zemër ka marrë Bajram Limani, që para një muaji u emërua kryetar dege drejtpërdrejtë nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Si dhe në këtë incident është plagosur edhe Gani Demiri, i cili ka marrë plagë në krah dhe në shpinë.