Evropa është plakur ka nevojë për rini kosovare
Media e lirë - Kurrë më pare nuk ka qenë më lehtë, që në Gjermani të emigrohet në mënyrë legale apo më mire të themi gjysëm legale. Sipas statistikave, numri i emigrantëve ka arritur deri në 200.000 emigrant kosovar, sa një qytet i Kosovës siç është Prizreni. Athua pse nuk u vështërsohet emigrimi kosovarëve në Gjermani ? Njerëzit e mendjeve vizinare e shohin këtë gjendje shumë të mjerusehsme për popullin kosovarë, sepse në vend se Evropa të investojë në shtetet e pasluftës, ajo i tubon të papunët edhe të zotët e punës. Në vend se djelmoshat kosovarë të martohen me vajzat kosovare, ata detyrohen të largohen nga vendi për kafshatë të gojës, ndoshta edhe më keq për një martesë me letra. Gjitë këtë “ të mirë” që na ofron Gjermania nuk e bënë për sy e faqe, e për dashuri ndaj nesh, por për nevojat e tyre sepse çdo vitë dalin në penzion me mijëra gjerman, ngase Evropa ka filluar të plaket qëmoti.
Sipas revistës Spiegel, në shtator do të vendoset për të miratuar një ligj të ri për emigracionin në Gjermani. Deri më tani ka pasur shumë rregullore për emigrantët, por nuk ka pasur një ligj. Sipas Spiegel, edhe kancelarja Merkel është pro miratimit të një ligji.
Më herët ishte Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Peter Tauber, që kishte sinjalizuar diçka të tillë, por kishte hasur në kundërshtimin e ashpër të ministrit të Brendshëm, Thomas de Maiziere. Por Merkel ka dalë në krah të Tauber.
Ishte Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Peter Tauber, që kishte sinjalizuar diçka të tillë, por kishte hasur në kundërshtimin e ashpër të ministrit të Brendshëm, Thomas de Maiziere. Ndërkohë kryebashkiaku i Hamburgut, Olaf Scholz pret që në ligj të përfshihet propozimi i tij për shqiptarët dhe ata që vijnë nga shtetet ish-jugosllave. CDU është përpara një ndryshimi planesh përsa i përket politikës së emigracionit.
“Aktualisht në Gjermani ka një fluks emigrantësh si kurrë më parë. Debati politik për këtë çështje është eklipsuar nga sulmet mbi qendrat e azilkërkuesve,” raporton Spiegel.
“Nëse ata mund të provojnë se mund të bëjnë një punë në Gjermani, t’u mundësohet hyrja e ligjshme. Kjo marrëveshje rekrutimi ka funksionuar më parë me Jugosllavinë,” thotë ai për Spiegel.
“Kjo do ndihmojë së pari ata që vërtet kërkojnë punë, që të mos zgjedhin rrugën e gabuar përmes azilit. Për shumicën e tyre, emigrimi lidhet me një vend pune,” thekson Scholz.