Kosova

Tahiri: Serbija i zvarrit marrëveshjet në dëmë të Kosovës

Ministrja për Dialog znj. Tahiri, tregon se marrëveshja me Serbinë për njohjen reciproke të policave të sigurimit në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është anuluar.

“Marrëveshja nuk është anuluar, por zbatimi i saj nuk ka nisur për shkak se Serbia nuk i ka kryer përgatitjet teknike”,

Me  24 korrik ishte paraparë ishte paraparëtë hynte në fuqi Marrëveshja e Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të Sigurimeve të Automjeteve që ishte nënshkruar në Bruksel më 23 qershor në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkimi Evropian na ka njoftuar se Serbia nuk ka qenë e gatshme sot, që të filloj zbatimin e marrëveshjes”, tha Tahiri.

Ministrja Tahiri, ka thënë se rreth kësaj çështjeje, janë duke i bërë presion Bashkimit Evropian.

“Ne jemi duke i bërë presion Bashkimit Evropian, që të bisedoj me Serbinë për fillimin e zbatimit të marrëveshjes”, tha ajo. “Ata sot janë duke biseduar, ne shpresojmë që kjo çështje të rregullohet brenda pak ditëve”.

Edita Tahiri së bashku me kabinetin e ministres për Dialog, në një shkresë që ua kishte drejtuar dje anëtarëve të Grupit Teknik për Sigurimet Kufitare kishin thënë se takimi i radhës ku do të diskutohet për këtë çështje do të mbahet më 5 gusht dhe se kjo nuk është etikë politike të e zvarrit punën dhe marrveshjen, por jemi mësuar për së keq nga poltika e Serbisë, sepse  kjo nuk është hera e parë që Serbia vepron në këtë mënyrë si dhe  Serbia po i shkel obligimet dhe marrëveshjet.

Pavarësisht ngecjeve të palës serbe, zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se nuk do të ketë kthim të dialogut në pikën zero meqë, sipas saj, ky proces ka sjell mjaft rezultate.