1 Superkompjuteri saudit në top listen e 10-të më të fuqishmit
Xhiddeh:
Një superkompjuter i Mbretërisë Saudite ka hyrë në top listën e 10 kompjuterëve më të fuqishëm të planetit.
Shahin II është në qendrën e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë ” Mbreti Abdullah (KAUST) në Thuwal.
Kompjuteri Cray XC40 është makina e 7-të më e fuqishme në botë, thotë Organizata Top 500 që monitoron makinat me performancë të lartë, raportoi BBC.
Tianhe-2 e ruajti pozicionin e saj në krye të listës të superkompjuterit.
Komjuteri Shahin II në publikimet e fundit ishte në listë në renditjen e Top 500.
Shahin (Peregrine Falcon) II ka një numër në kulmin e tij një kapacitet prej 5,536 petaflops duke e bërë atë të renditet lartë, tha Top 500, që e bënë të ngjitet lartë në sistemin e Lindjes së Mesme në historinë 22-vjeçare të listës dhe i pari për të hyrë ndër 10-të të parët .
Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë ” Mbreti Abdullah” (KAUST) në Thuwal (KAUST) ka shpenzuar rreth $ 80.000.000 dollarë për blerjen, instalimin dhe operimin e makinës Cray e cila është rreth 25 herë më e fuqishme se makina paraprake e cila është zëvendësuar.
Makina përdorë 200.000 procesorë në më shumë se 6.000 nyje, ka 17.6 petabytes dhe ka memorien kryesore me 790 terabajt.
Një petaflop është e barabartë me rreth një katrilion llogaritje për sekondë. Kurse sa për një krahasim, punën që bën ky kompjuter për një sekond, njeriut i duhet rreth 32.000 vjet për të përfunduar të njëjtën detyrë.
Makina është duke u përdorur për projekte kërkimore të modelimit të motorëve, në dinamikën atmosferike dhe rrjetet e energjisë së rinovueshme.
Partnerët industrial të KAUST-it janë gjithashtu duke planifikuar të përdorin atë për të ndihmuar të përsosin kërkimin e tyre për mineralet dhe lëndët djegëse dhe në përpunimin e lëndëve të para.
Burimi: Arab News