İran

Investimet e mëdha të Bashkimit Evropian në Iran

Irani i ka përfunduar bisedimet me disa kompani evropiane të cilët duan të investojnë në projekte në këtë shtet aziatik pas marrëveshjes së arritur për programin nuklear iranian në mes Iranit dhe gjashtë fuqive më të mëdha botërore në këtë muaj, ka deklaruar një zyrtar i lartë iranian sipas së cilës vlera e këtyre punimeve që do të kryhen veç ka tejkaluar dy miliard dollar.

“Para ca kohësh jemi dëshmitar të kthimit të investimeve evropiane në shtetin tonë. Disa prej marrëveshjeve të kontraktuara veç kanë përfunduar dhe ju kemi dhënë leje për investimet e tyre investitorëve të huaj”, ka thënë zëvendës ministri i ekonomisë dhe financave Muhamed Kharzaei në konferencën e cila është organizuar që të inkurajojë tregtinë e Iranit dhe Bashkimit Evropian.

Kharzaei nuk ka dhënë më shumë detaje për kontratat e arritura, por nuk është sekret se kompanitë perëndimore pa durim po presin të rikthehen në tregun iranian, me ç’rast kanë dërguar përfaqësuesit e tyre disa muaj më parë para se të nënshkruhet marrëveshja e arritur për programin nuklear iranian në mes Teheranit dhe fuqive perëndimore.

Irani do të mund edhe të dërgoj gazin natyror të lëngshëm në Evropë për pesë gjer në dhjetë vite, ka deklaruar zëvendës ministri iranian i naftës Amir Hossein Zamaninija. Ai ka thënë se ky opsion është më i mirë se sa ndërtimi i gazpërquesit për Evropë. Zamanani ka thënë se çmimi i gazit në Evropë është më i ultë se në Azinë Juglindore dhe se nuk ka arsye që të ndërtohet gazsjellësi për kontinentin evropian.

Evropa në shtigje afatmesme do të mund të bëhet tregu për gazin iranian, ka thënë ky zyrtar në konferencën investuese dhe tregtare të Iranit dhe Bashkimit Evropian.

Zamanani ka rikujtuar se Bashkimi Evropian gjithmonë ka përdorur naftën iraniane dhe ka vlerësuar se në të ardhmen mund të bëhet edhe tregu për gazin natyror iranian.

Irani dhe Bashkimi Evropian do të mund të zhvillonin marrëdhëniet afatgjate në politikë dhe ekonomi, sidomos në sferën e naftës dhe gazit, ka thënë zëvendës ministri iranian për naftë, Amir Zamanani.

Burimi: Al jazeera