Libri me titull “Virtytet e Imam Aliut” përkthehet në pesë gjuhë
Një libër i titulluar “Fada'il Al-Imam Ali” (Virtytet e Imam Aliut), do të përkthehet në pesë gjuhë nga Qendra e Përkthimit Astan (Kujdestaria) e Xhamisë së Imam Alit në Naxhaf, Irak.
Sipas faqes së internetit Alavi Astan, libri i dijetarit të ndjerë libanez Allameh Shejh Muhammed Xhevad Mughnijjah është një koleksion i vlefshëm i veçantive dhe virtyteve të Imamit të parë, Imam Aliut.
Sejjid Yunis Mousawi, drejtor i qendrës, ka thënë se pjesa më e madhe e librit është përkthyer në anglisht, frëngjisht, suedisht, në gjuhën kineze dhe turke.
Përkthimi i librit në këto pesë gjuhë pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti, tha ai.
Autoti i librit ”Virtytet e Imam Aliut”, Allameh Muhammed Xhevad Mughnijja (1904-1979) ishte një prej juristëve më të shquar muslimanë bashkëkohorë dhe autor i mbi gjashtëdhjetë librave.
Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në afrimin e shkollave të mendimit Islam dhe të unitetit të muslimanëve.
Burimi: IQNA News