Deklarata e udhëheqësit suprem të R.I. të Iranit, Ajetullah Ali Hameneit në takim me ambasadorët e vendeve islamike
Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Ali Hamenei, sot mbajti një takim me ambasadorët e vendeve islamike, zyrtarë të shtetit dhe me shtresa të ndryshme të shoqërisë ku foli mbi Bashkimin Islam si një prej faktorëve shërues të Botës Islame dhe tha:
“Luftërat fetare dhe etnike aktuale që i janë imponuar rajonit kanë për qëllim shtrembërimin e përqendrimit të popujve myslimanë nga regjimi sionist.
Udhëheqësi suprem, pasi uroi festën e Fiter Bajramit shprehu keqardhjen për mungesën e solidaritetit dhe bashkimit në Botën Islame dhe shtoi: “Përçarja dhe mosmarrëveshjet aktuale në rajon nuk janë të natyrshme por janë të imponuara dhe është detyrë e dijetarëve, mendimtarëve, funksionarëve të shtetit, politikanëve, shkrimtarëve, intelektualëve dhe udhëheqësve fetarë të Botës Islame që të qartësojnë se kush janë tradhtarët e Botës Islame dhe të bëjnë përpjekje për eliminimin e përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve.
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik përsa i përket asaj se përse mosmarrëveshjet nuk janë të natyrshme foli mbi bashkëjetesën e gjatë mes muslimanëve shiitë dhe sunnitë në vende të ndryshme të rajonit dhe tha:
“Nëse Ummeti Islam do të ishte i bashkuar me padyshim ai do të krijonte një kështjellë, kala politike botërore me një fuqi të veçantë dhe tha se fuqitë e mëdha për të ruajtur interesat e tyre dhe për të ruajtur regjimin sionist kanë futur këto përçarje dhe mosmarrëveshje në mesin e popujve muslimanë. Ajetollah Hamenei foli edhe mbi pohimet e disa funksionarëve amerikanë mbi rolin e qeverisë amerikane në formimin dhe zgjerimin e ISIS-it, krijimin e koalicionit anti-ISIS e konsideroi të pabesueshëm dhe thai:
Politikat e fuqive hegjemoniste në rajon janë të qarta dhe të gjithë e dinë mirë se çfarë fshihet pas tyre. Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tha se politikat e Republikës Islamike të Iranit në rajon janë në kundërshtim me politikat e hegjemonistëve dhe duke folur mbi çështjen e Irakut tha:
“Politikat hegjemoniste në Irak konsistojnë në rrëzimin e një qeverie të dalë nga vota e popullit, krijimi i përleshjeve dhe konflikteve mes muslimanëve sunnitë dhe muslimanëve shiitë dhe në fund ndarja e Irakut, mirëpo politika e Iranit kundrejt Irakut është përkrahja dhe forcimi i qeverisë së dalë nga zgjedhjet e popullit dhe qëndresa përballë elementëve luftënxitës të brendshëm, përçarjet dhe përpjekja për ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut.
Sa i përket zhvillimeve në Siri, Ajetullah Ali Hamenei tha: ”Politika e hegjemonistëve në Siri është imponimi i një vullneti nga jashtë që është kundër vullnetit të popullit sirian, rrëzimi i qeverisë e cila qëndron përballë regjimit sionist, mirëpo Republika Islamike e Iranit atë qeveri e cila qëndron përballë regjimit sionist e konsideron në interes të Botës Islame.
Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Jemen përkrahin kryatarin e vetëdorëhequr dhe vrasjen e popullit dhe fëmijëve jemenas, shtoi: Irani në çështjet e rajonit si Iraku, Siria, Jemeni, Libani dhe Bahrejni nuk kërkon plotësimin e interesave të tij por është i mendimit se vendimmarrja kryesore duhet të merret nga këto vende dhe nga popujt e tyre dhe të tjerët nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë. apo të marrin vendime.
Burimi: IRIB