Turqi

Sulmi i madh terrorist në Turqi

Sulmi i madh terrorist e ka godit qytetin turk Suruç në juglindje të vendit, afër kufirit me Sirinë. Sipas informative të fundit së paku 27 vetë janë vrarë, kryesisht të rinj, ndërsa mbi 100 janë plagosur gjatë eksplodimit e cila ka ndodh në qendrën kulturore në këtë qytet. Nga ministria e punëve të brendshme turke deklarojnë se numri i të vrarëve do të mund të rritet.

Fjala është për qytetin i cili ndodhet vetëm 10 kilometra nga qyteti sirian Kobani i cili muaj me radhë ishte arenë e luftimeve të përgjakshme në mes kurdëve dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste të ISIS-it. Akoma nuk është e njohur se a ka qenë sulmi vetëvrarës, por shumica theksojnë se ka qenë. Caku i sulmit ishte takimi në të cilin gjendeshin 300 të rinj nga organizata majtiste Federata Socialiste e Rinisë(SGDF). Ata ishin tubuar në qendrën kulturore Amara dhe plani i tyre ishte që të shkojnë në Kobani përtej kufirit për të ndihmuar rindërtimin e qytetit. Në qytetin e Suruçit jetojnë 57.000 banorë. Sulmi i sotshëm ishte njëri prej më të mëdhenjve që ka ndodhur në Turqi që nga koha e shpërthimit të luftës në Sirinë fqinje.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka mbajt takimin e jashtëzakonshëm të zyrtarëve në selinë e qeverisë turke në Ankara, pas së cilës ka dënuar në mënyrë më të ashpër sulmin e sotshëm në Suruç dhe ka theksuar se ka nis hulumtimi gjithëpërfshirës i rastit në fjalë.

“Është e qartë se ka ndodh sulmi terrorist, i kryer me bombën e gjallë, të cilin e dënojmë ashpër, dhe jo vetëm kjo, por jemi të vendosur të bëjmë të gjitha që të gjejmë përgjegjësit dhe t’i dënojmë për këtë akt shtazarak”, ka thënë Davutogllu duke shtuar se caku i sulmit ishte shteti turk dhe populli i saj në përgjithësi.

“Pasi që hetimi në një masë të madhe tregon se sulmi është i lidhur me terroristët e ISIS-it, duhet të them se gjendemi në çastin kur bashkërisht duhet të kundërshtojmë këtë sulm, njëjtë sikurse ndodhën edhe në shtetet tjera, sikurse sulmi në Paris, kur tërë shoqëria ka treguar bashkimin pa akuzat të ndërsjella”, ka thënë Davutogllu.

Kryeministri turk Ahmet Davutogllu ka thënë se është e nevojshme që liderët e katër partive parlamentare turke të takohen dhe të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët antiterroriste dhe se ai është i gatshëm i pari për të ndërmarr këtë hap në drejtimin e duhur.