Georgievski brengoset për myslimanët në Maqedoni!
“Në regjistrimin e popullsisë në vitin 2021 maqedonasit do të jenë pakicë. Torbeshët dhe boshnjakët në Maqedoni, gjithnjë e më shumë regjistrohen si shqiptarë”, ka thënë Ljubço Georgievski, ish kryeministër.
Ish kryeministri Georgievski në intervistën e tij në televizionin bullgarë TV PLUS, ka shprehur brengën dhe shqetësimin e tij se deri në vitin 2021 Maqedonia do të bëhet shtet me popullsi shumicë myslimane. Si dhe realitet tjetër i dhimbshëm është se bllokimi i procesit integrues hap rrugë për asimilimin serb të maqedonasve. Tani, sipas tij, Maqedonia është më shumë pro-serbe se sa ka qenë në Jugosllavinë e Titos.
Sipas analizës dhe statistikës të Georgevskit, Maqedonia do të bëhet vendi i katërt me shumicë myslimanësh në Evropë, pas Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës, ndërsa nga ana tjetër numri i maqedonasve bie çdo vit me 4-5 për qind, kurse rritja e shqiptarëve dhe e myslimanëve të tjerë me 3-4 për qind. Nëse ky proces vazhdon, Maqedonia do të bëhet pas 7 deri 8 vitesh shtet mysliman dhe pas 15 vitesh shtet shqiptar”, thotë ish-kryeministri.
Georgievski nënvizon se në Maqedoni ka politika aktive proserbe dhe se kjo vërtetohet së fundi me përmendoren e Car Dushanit në sheshine Shkupit dhe ngritjen Shtëpisë së Oficerëve , një objekt serb i periudhës midis dy luftërave botërore dhe që ishte simbol i pushtimit të Shkupit nga mbretëria serbe.