Femrat fituese në Garat Kur’anore në Kongo
Kismati Hassan, 23vjeçare, fitoi çmimin e parë në Garat Kur’anore në këndim të Kur’anit të mbajtura të premtën në Shkollën Islame Beni në Republikën Demokratike të Kongos, në rajonin Kivu të Veriut.
Unë jam e lumtur që kam fituar në këta gara sepse femrat si unë më shpesh kujdesen për familjet e tyre në shtëpi, tha ajo për Agjencinë Anadolu.
Si fituese Garave Kur’anore, Kismati Hassan – njëra prej 78 garuesve - do të ketë privilegjin për të shkuar në Mekë, në Arabinë Saudite, në haxhillëk, financuar nga Komuniteti Islamik i Kongos (COMICO).
Kurishidah Rashidi, 41vjeçare, e cila fitoi çmimin e dytë, u shpërlye me 400 $ (dollar) dhe një kopje të Kur'anit të Shenjtë.
Garat Kur’anore nuk janë vetën rreth këndimit bukur të, por gjithashtu fokusohen në njohuritë themelore të jurisprudencës Islame.
Edhe në këto njohuri themelore të jurispodencës Islame, femrat u shpërblyen me çanta, libra, Kur’an, por edhe me shuma të vogla të parave.
Këto shpërblime janë menduar që t’i nxisin femrat për t’i thelluar më shumë njohuritë rreth Kur'anit të Shenjtë, pavarësisht vështirësive me të cilat këto femra duhet të luftojnë, tha përfaqësuesi i Komunitetit Islamik i Kongos (COMICO), Imam, Shejh el-Haxhi Ali Amin.
Disa prej tyre janë të martuara dhe kanë shumë përgjegjësi në familje, por ata ishin në gjendje për të gjetur kohë për të studiuar gjatë muajit të Shenjtë [të Ramazanit], tha ai.
Burimi: IQNA News