Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Fjalimi i Imam Hameneit: “Luftërat Sektariane dhe Farefisnore Kryhen Vetëm me Synimin e Mbrojtjes së Shtetit Sionist Izraelit”

“Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei shprehu: “Luftërat sektariane dhe farefisnore, të cilat po kryhen në shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt, kryhen vetëm me synimin, elargimit të vëmendjes sështeteve muslimane, nga mizoritë e regjimit të shtetit sionist izraelit”.

Ne kemi nderin që përkthimin e fjalimit të plotë, të udhëheqësit të Revolucionit Islam Iranian,Sejjid Ajetullah Hameneit gjatëm bledhjes së ditës së sotme, në të cilën ishin thirrur zyrtarët me të lartë iranianë dhe ambasadorët e shteteve muslimane, me rastin e festimit të Fitër Bajramit (Eidu’l-Fitrit) duke shënuar kështu fundin e agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ta paraqisim dhe në gjuhën shqipe për lexuesit tanë të nderuar.

Sejjid Ajetullah Hamenei shprehu: “Nëse tërësia e shteteve muslimane, do të bashkohej në një shtet të vetëm dhe do të mbështetej në forcën e bashkëkombasve të saj, atëherë me të vërtetë përpara syve tanë do të shfaqej një fuqi e pashoqe, në nivelin botëror të skenës së politikës ndërkombëtare. Por fatkeqësisht shtetet e fuqishme perëndimore duke e ditur këtë fakt, e kanë parandaluar një dukuri të tillë, duke i copëtuar shtetet muslimane, me synimin e ruajtjes së përfitimeve të tyre dhe me synimin e mbrojtjes së regjimit cionist çifut (të shtetit izraelit)”.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian shtoi: “Fatkeqësisht disa zyrtarë të paaftë të shteteve muslimane, janë fajtorë sepse mbështesin praninë e shtetit të “jashtëligjshëm” izraelit, ndërsa shtetet kryeneçë perëndimorë, janë fajtorë sepse kanë krijuar dhe financuar organizata terroriste të pafe, si El-Kaide (Al-Kaeda) dhe ISIS-i (Daishi)”.

Imam Hamenei citoi: “Republika Islame Iraniane nuk ka besim aspak, në qeverinë dhe politikanët amerikanë, sepse këta të fundit janë tërësisht të poshtër dhe tradhtarë”.

Udhëheqësi sovran theksoi: “Fuqizimi i bashkimi mes shteteve dhe kombeve muslimane ka një rëndësi jetike, muslimanët sunnitë dhe shiitë kanë bashkëjetuar dhe duhet të bashkëjetojnë në harmoni dhe në paqe të plotë me njëri-tjetrin, në shtete e rajonit të Lindjes së Afërt.

Sejjid Ajetullah Hamenei nënvizoi: “Republika Islame Iraniane nuk synon shfrytëzimin politik ose ekonomik në kurriz të konflikteve irakiane, siriane, jemenase, libaneze dhe bahrejnase, por beson fuqishëm se vendimet kryesore në zgjidhjen e këtyre konflikteve, i përkasin politikanëve dhe qeveritarëve të këtyre shteteve dhe se asnjë shtet tjetër, nuk ka të drejtë të ndërhyjë ose të vendosë mbi çështjet e brendshme të shteteve të sipërcituara”.

Imam Hamenei tha: “Duke patur për synim sjelljen kryeneçe të shteteve perëndimorë, në konfliktin jemenas, them me bindje të plotë se qeveria amerikane po mbështet fuqishëm, ish presidentin e dorëhequr jemenas Mensur Hadiun, i cili u arratis nga vendi i tij për në Mbretërinë e Amerikës Saudite, në një periudhë shumë delikate dhe kritike për shtetin jemenas”.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian shprehu: “Shtetet kryeneçe perëndimorë orvaten vazhdimisht që të përmbysin qeverinë e ligjshme irakiane, duke mbjellur farërat e përçarjes mes muslimanëve sunnitë dhe shiitë dhe po orvaten që të copëtojnë shtetin irakian në tri kantone sunnite, shiite dhe kurde. Por politika e drejtpërdrejtë dhe afatgjate e fqinjit lindor të shtetit irakian, pra politika e Republikës Islame Iraniane synon mbështetjen dhe fuqizimin e demokracisë, ndihmën e luftëtarëve te rezistencës islame irakiane dhe mbrojtjen e bashkimit të trojeve irakiane”.

Sejjid Ajetullah Hamenei shtoi: “Shtetet kryeneçëperëndimorë orvaten vazhdimisht që të përmbysin qeverinë e ligjshme siriane, e cila kundërshton fuqishëm regjimin cionist çifut. Republika Islame Iraniane e cilëson shtetin sirian, si një shtet anti cionist dhe një shtet të rëndësishëm për mbarë botën muslimane”.

Imam Hamenei citoi: “Tani kam rastin që të bëj të qartë edhe njëherë mbështetjen e Republikës Islame Iraniane për luftëtarët e rezistencës islame libaneze dhe dua t’i përgëzoj këta luftëtarë për guximin dhe rezistencën natyrale, kundër shteteve kryeneçë perëndimorë”.

Udhëheqësi sovran theksoi: “Politikanët dhe qeveria amerikane orvaten vahdimisht, që t’i cilësojnë luftëtarët e rezistencës islame libaneze si terroristë, duke aluduar se Republika Islame Iraiane është një mbështetësee terrorit, duke u nisur nga mbështetja e kësaj të fundit për Lëvizjen Hizbullah. Tani dua t;ua bëj të qartë tërë botës se, terroristët e vërtetë janë amerikanët të cilët kanë krijuar dhe financuar organizata terroriste tëpafe si El-Kaide (Al-Kaeda), ISIS-i (Daishi) dhe  regjimi i mallkuar shtypës cionist çifut”.

Sejjid Ajetullah Hamenei përfundoi: “Tani nuk dua të lë pa përmendur as faktin e raundit të fundit të negociatave, të zhvilluara në kryeqytetin austriak në Vienë,mbi programin bërthamor iranian, mes Republikës Islame Iraniane dhe Grupit të Fuqive të Mëdha 5+1. Dua t’i bëj thirrje popullit fisnik dhe trim iranian, që të qëndrojë i tëri i bashkuar dhe të mos dorëzohet ndaj trysnisë së shteteve kryeneçe perëndimore, të cilat synojnë mbylljen e negociatave në dobi të përfitimeve të tyre kombëtare”.

Burimi: Press TV