Rusia do të jep 200.000 tonë gazë të lëngshëm Sirisë në vit
Rusia planifikon Sirinë ta
furnizojë me 200.000 tonelata gazë të lëngshëm në vit nëpërmjet Krimesë dhe
limanit Kerç, kanë vërtetuar dy burime ruse, ndërsa lajmin e ka publikuar
Sputnik Newsi rus. Këto janë planet ruse për vazhdimin e bashkëpunimit në mes
dy vendeve, përkundër shpresave të Perëndimit se Rusia do të mund të ndërpresë
mbështetjen e kryetarit sirian Bashar al Asadit dhe nën presionin e saj ta
braktisë atë. Rusia edhe përpara në Siri ka eksportuar një sasi të vogël të
gazit të lëngshëm, por tani me bashkimin e Krimesë Rusisë, këtë eksport do ta rris
dukshëm Sirisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilët
theksojnë se me aneksimin e Krimesë është shkelur e drejta ndërkombëtare, kanë
imponuar sanksionet individëve dhe kompanive nga Krimeja, e sanksionet
përfshijnë edhe përdorimin e kufizuar të
limanit Kerç. Reutersi shkruan se Rusia është aleate besnike e Sirisë dhe
eksportuese e armëve të nevojshme për mbrojtjen e Damaskut. Kryetari rus
Vladimir Putin muajin e kaluar në disa raste ka përsëritur mbështetjen e tij
Bashar al Asadit duke deklaruar se Moska e kundërshton çfarëdo përdorimi të
forcës së jashtme në përpjekje që të përfundojë lufta civile në Siri që është
duke zgjatur plot 4 vite e gjysmë, dhe se për fatin e kryetarit sirian mund të
vendos vetëm populli sirian.
“Ekzistojnë bisedime se gazi i lëngshëm së pari të sillet në limanin Kerç, e pastaj të transferohet në Siri dhe atë 200.000 tonelata në vit”, dhe se për Sirinë është tepër i nevojshëm ky karburant i çmuar për mbijetesë. Nuk ishte e qartë se kur do të nisen për Siri furnizimet e para me këtë karburant i cili mund të shfrytëzohet për automjete, amvisëri dhe për prodhimin e energjisë elektrike. Gazin e lëngshëm së pari do të blejë fabrika petrokimike ”SiburTraders” e cila është e lidhur ngushtë me strukturat e Federatës Ruse e pastaj gazi do të dërgohet në Siri.
Gazi i lëngshëm, propani dhe butani, janë shumë të lire se karburantet tjerë, sikurse benzini. Shpenzuesi më i madh i gazit të lëngshëm rus është Turqia e cila blen nga Rusia 1,1 milion tone në vit të këtij lloji të karburantit. Turqia edhe më parë e ka stërshitur këtë karburant Sirisë, por shitjen e ka ndërprerë në dhjetor të vitit të kaluar, përfundon Reutersi.