Suudi Arabie

Mbi 5.8 milionë viza për Umre janë lëshuar këtë vit

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite ka lëshuar 5.808.675 viza për Umre deri në muajin e Ramazanit këtë vit të Hixhrit në 110 ambasadat  të Mbretërisë Saudite në të gjithë botën.

Ndërkohë, një zyrtar i aeroportit të Xhiddes  tha se gjërat po lëvizin me lehtësi dhe se të gjitha objektet dhe fuqia punëtore janë të gatshëm për nisjen e udhëtarëve për festën Fitër Bajramit dhe kthimin e haxhinve të Umres  në vendet e tyre. 

Princi Halid bin Saud bin Halid, zavendës ministër i jashtëm, tha se qeveria, nën drejtimin e Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Selman, ka ndihmuar në ofrimin e të gjitha llojet e objekteve të muslimanëve nga e gjithë bota për t’u mundësuar atyre që të kryejnë Umren me lehtësim.

Princi tha se 500. 000 haxhinj arrijë për Umre në një kohë, në saje të sistemit grup që bëhet e mundur me ndihmën e Ministrisë së Jashtme, të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Haxhit.

Abdul Hamid Aba Al-Urri, drejtor i përgjithshëm i Aerorportit Ndërkombëtar Abdul Aziz në Xhiddeh, tha për Agjencinë Arab News se aeroporti u koordinuar për Haxh dhe Umre me kompanitë e aviacionit dhe të Ministrisë së Haxhit.

Ka rreth 120 fluturime  të përditshme për Haxh dhe Umre.

Një haxhi, Fajiz Nuruddin, 45 vjeçar, tha se shërbimet në aeroport ishin shumë të mira. Por ne ishim të befasuar për anulimin e rezervimit tim dhe të  familjes sime nga ana Saudite e Arab Airlines. Unë nuk e kam marrë asnjë shpjegim nga linja ajrore në lidhje me këtë.

Naimah Al-Eidani, një pasagjere  55-vjeçare, tuniziane, shprehu kënaqësinë e saj në objektet dhe menaxhimin në aeroport. Nuk ka asnjë keqmenaxhim sa i përket aeroportit. Ne përfunduar formalitetet me lehtësi, tha ajo.

Burimi: Arab News