Turqi

Ministrat e Iranit dhe Turqisë, Zarif dhe Davudoglu diskutuan çështje të rëndësishme rajonale dhe globale

    Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe të Turqisë, Zarif dhe Davudoglu, kanë zhvilluar një takim gjatë agjendës së samitit të Grupit D-8 ku kanë diskutuar çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

    Sipas agjensisë IRNA,  njoftohet se gjatë këtij takimi Muhammed Xhevad Zarif, shef i diplomacisë iraniane, me homologun e tij turk, Davudoglu, kanë diskutuar gjerësisht rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me krizën në Siri. Vlen të theksohet se Organizata D-8 është një Organizatë Ndërkombëtare Ekonomike, e cila përbëhet nga nga tetë shtete me popullsi muslimane në zhvillim e sipër dhe ka për qëllim forcimin e bashkëpunim ekonomikë  në mes këtyre vendeve.

Burimi: IRNA