El - Kaida stërvitë fëmijët në “Kampin e Zarkavit”
Ndikimi i El- Kaidës ka zgjeruar veprimtarin edhe tek fëmijët, të cilët janë duke mësuar, ushtruar, madje edhe stërvitje ushtarake në Camp Cubs Zarkavi, një strukturë e lidhur me grupin ekstremist të njohur si Shtetin Islamik i Irakut dhe Sirisë, njoftoi Washington Post.
Duke u bazuar në përpjekjet e
mëparshme për të zgjeruar ndikimin e tyre në shkolla siriane, islamistët
radikalë duket se po rrisin përpjekjet
për të mësuar, trajnuar fëmijët, disa rreth moshës dhjetë vjeçare, sipas ekspertëve të pavarur që kanë
studiuar këtë fenomen , thoshte raporti.
Krijimi i “Kampit Zarkavi”
shfaqur në një video të postuar në muajin e kaluar nga Shteti Islamik i Irakut
dhe Sirisë, apo ISIS - është parë dhe kjo duket si diçka, veçanërisht, shqetësuese
për shkak të ngjashmërive me “Zogjtë e Xhennetit”. Kjo brigadë u krijua
një dekadë më parë nga grupi i njëjtë
terrorist, në mishërimin e tij të mëparshme si el- Kaida në Irak, për të
trajnuar fëmijët për misione ushtarake, duke përfshirë edhe shpërthimet
vetëvrasëse.
Grupi i të rinjve ISIS u emëruar në
nderim të Abu Musab al- Zarkavi, nga Jordani, i cili themeloi el- Kaidën në
Irak.
Washington Post shtoi se djemtë
janë shfaqur duke u udhëhequr nga instruktorë të maskuar përmes ushtrimeve me armë
të vogla dhe të ulur në grupe nën flamurin ISIS, disa prej tyre të kërrusur nga
pesha e armëve dhe nga municionet, shpërthyese-vetvrasëse.
Imazhet tjera tregojnë djemtë duke mësuar, duke biseduar, duke folur për ushqime të mira, për pije që janë shpërndarë në gota të stolisura me ngjyra, që paraqiten qëllimisht sikur duken me “fytyra të lumtura!”