Palestine

Regjimet aktuale arabe e kanë shitur Palestinën

Sejjid Hasan Nasrullahu, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes libaneze të rezistencës Hezbollah, ka mbajt fjalimin në rajonin e Dahisë jugore në Bejrut me rastin  e shënimit të ditës botërore të Kudsit (Jerusalemit) në kompleksin “Sejjidu-Shuheda”.

Agjencia informative Irna ka publikuar fjalimin e tij në të cilin përveç tjerash ka thënë se sulmet vrastare në popullin e vuajtur dhe të pambrojtur të Jemenit shkojnë në dobi të regjimit sionist. Sejjid Hasan Nasrullahu duke theksuar se Izraeli përkundër asaj që është burimi kryesor dhe rrënjë e terrorizmit, tani mundohet të prezantohet se është në anën e luftës kundër terrorizmit.”Sigurisht, Izraeli e di se vetëm Irani dhe aleatët e tij qëndrojnë në rezistencë  kundrejt regjimit okupues të Kudsit, dhe se kujdesen për boshtin e Rezistencës”.

Sekretari gjeneral i lëvizjes libaneze të rezistencës më tej vazhdoi: “Izraeli për sigurinë dhe kërcënimin e vet nuk i konsideron qeveritë zyrtare arabe. Pse? Përgjigjja është e thjeshtë. Pasi që këto qeveritë arabe e kanë shitur Palestinën, planet dhe programet e tyre nuk kanë kurrgjë të përbashkët lidhur me Palestinën”.

Sekretari gjeneral i Hizbullahut ka ripërkujtuar:” Republika Islamike e Iranit mbështet Palestinën dhe Kudsin (Jerusalemit), dhe shpreson në çlirimin e Kudsit dhe Palestinës, për këtë bazë paraqet edhe armikun e vetëm real për regjimin sionist të Izraelit”.

Burimi: globalcir