Maqedonia

Nje Rini Pa Perspektive

Natyrisht që , një shoqëri për të funksionuarë siç është më mirë, duhet të posedon një varg mirqeniesh, siç janë: Mirqenia sociale, ekonomike, arsimore , shëndetsore, politike, kulturore etj. Shoqëria në një far mënyre, egziston në reciprocitet me këto lloj mirqeniesh, kështu që ato do të ishin promotori i mirëqenies shoqërore apo njerëzore në përgjithësi. Nga këtu buron ndjenja e vullnetit të përgjithshëm shoqërorë , e sidomos tek të rinjët e një populli-shoqërie.

Në trojet tona, në popullin shqipëtar, e kam fjalën të atyre  jasht kufijeve të shtetit amë, sikurse ka një deficit mirqeniesh,.  Të rinjët deri sa  të gjenden në shkolla të mesme, ata nuk verehen aq shumë për ndonjë luhatje në psikologjinë e tyre në kontekst të perspektivave në vendin e tyre, me qenëse vet mosha e tyre dhe kushtet që u ofrohen nga prindërit ose nga të afërmit, të cilët shpresojnë që mos vallë do të behet djali ose vajza shkollare, e studioze, e në fundë do të krijon konditat e sigurimit të jetesës së tyre në vendin e vet, ku do të zhvillojnë një jetë dinjitoze , siç edhe u takon gjeneratave, ua pamundëson një pesimizëm të tillë. Por më vonë, ata (prindërit) zhgënjehen nga bijtë ose bijat e tyre, për faktin se, ata ( të rinjët) pasi të kryejnë shkollimin e mesëm,  përballen me një murë të pa shpresës, pa sigurisë etj.  që  në vendin e tyre të planifikojnë një jetë të lumtur. Dhe në këtë moshë krijohet një udhëkryq fatesh në shoqërinë tonë. Një numër i konsiderueshëm i maturantëve transferohen në brucosh, ku shumë prej tyre të pasigurtë se do të kryejnë një fakultet , por hajde të provoj fatin. Këta zakonisht mbeten në mes të rrugës së studimeve sepse nuk ia msyjnë studimeve por fatit. Një kategori studentësh , ata nuk kanë idenë për të studiuar, por për faktin që nuk kanë ç’të bëjnë në shtëpi dhe ndikohen, ose u imponohet nga ndokush krejtësisht i tretë,: shok, i/e dashura, miku, etj. Dhe  i drejtohen dyerve të univerziteteve, pa e analizuar mirë peshën, dhe rëndësinë e atyre dyerëve.

Edhe nga këta , disa mbeten në gjysëm  të rrugës studimore, me përjashtim të disave që në mnëyra të ndryshme jo korrekte dhe dinjitoze , arrinë të i marrin “diplomat”, por jo edhe të merituara. Që don të thot se realisht është numri shumë simbolik i studentëve të cilët ngjiten në majat e merituara universitare e që ia dalin me kapacitetet e tyre intelektuale të organizojnë strategji, për të planifikuar jetën e tyre në vendlindje. Prandaj shmica e të rinjëve ngelen në një situatë pa rrugdalje, pa shpresë, pa perspektivë etj. Kjo gjendje e tyre psiko-sociale, i shtyn për të menduar, për rrugë të reja të gjetjes, në jetën e tyre. Ata ose bëhen “parazit” të prindërve, duke kërkuar që të ua plotësojnë të gjitha kushtet e një jete luksoze, që gjoja mos të dallohet nga shokët e tjerë, në kualitetin e jetës rinore.

 

Një numër i konsiderueshëm i të rinjëve e ëndërron një pasuri baronike në të ardhmen, duke aluduar në vajtjen e tyre në shtetet e perëndimit, ku me punë apo pa punë do të i krijojnë bazat e një jete shumë të mirë. Një pakicë e “gjorë” e rinisë i rreket punës në vendlindjen e tyre, duke mos zgjedhur se çfar të punojnë, por qëllimi i tyre është që të punojnë. Këta për një kohë realtivisht të shkurtër i vendosin gjërat në vendin e duhur, për jetën e tyre, kuptohet konform rrethanave egzistuese të vendit. Tërë ky komplicitet social, e sidomos tek gjeneratat e reja, mendoj që duhet shikuar me një seriozitet të lartë , nga organet përkatëse. Kur them organet, e kam fjalën për pjesën shqiptare të përfaqësimit, nëpër institucionet e shtetit. Të rinjët shqipëtar, edhe shoqëria në pëgjithësi në Maqedoni vazhdimisht mbahen peng i premtimeve dhe mashtrimeve nga qarqe të ndryshme institucionale dhe të qarqeve politike, me qëllim të ruajtjes së shifrave për plotësimin e fletëvotimeve në rastet e zgjedhjeve, kurse në kundërvlerë u ofrohen vetëm premtimet , që kursesi të realizohen. Në këto kohë të shek XXI fshatrat e komunave shqiptare janë shëndrruar në gjendjen e shekujve të kaluar, nga pamjet e shkatrruara infrastrukturore. Qytetarëve u kalon koha, madje edhe me vite të tëra, duke biseduar për rregullimin e kanalizimeve, ujsjellsëve, çerdheve për fëmijë, shkollave etj. Kurse prap se prap gjendja qëndron në vendënumro.

Ata të shkretit e shohin gjendjen kaotike , por nga politico-fobia, askush nuk guxon të ngris zërin e arsyes , në drejtim të përshpejtimit të zgjiidhjes së këtyre nevojave elementare për një jetë, që i përket kësaj kohe. Ndokush nga fakti që të mos i ngushtohet rruga drejt ndonjë punësimi eventual, kurse ndokush tjetër nga frika që mos të largohet nga ndonjë vend pune, që punon ose nuk punon në vendin e punës, të tjerët nuk e ngrisin zërin sepse janë të vetëdijshëm se e ngritën apo jo, nuk ia vlenë sepse mendojnë qe fjala e tyre nuk ka peshë në shoqëri. Kështu që gjërat mbeten në vend, pa lëvizur fare. Vallë, kjo situatë, nuk i bënë të rinjët të pa shpresë për një perpektivë në vendlindjen e tyre? Ata, duke e nuhatur këtë amulli të problemeve të njëpasnjëshme, mësyjnë rrugë alternative për gjetjen e fatit në jetën e tyre. Prandaj, krahas numrit të konsiderueshëm  të banorëve shqiptarë, trojet tona mbeten disi të zbrazura nga populli autokton, dhe me kalimin e kohës , njerëzit ne vendin e vet, ndjehen të huaj, shtëpia e huaj në dhe të huaj, i duket e vetja kurse shtëpia e stërgjyshit, gjyshit , babait ... i duket si e huaj.!

Kush po e krijon këtë gjendje të pa shpresë tek të rinjët shqiptarë?