Forcat izraelite arrestuan 550 palestinezë në Bregun Perëndimor
Forcat izraelite kanë arrestuar 550 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, në Bregun Perëndimor të pushtuar, që nga fillimi i vitit 2015.
Të burgosurit, të cilët u arrestuan në qytetin jugor të al-Halil (Hebron), duke përfshirë shtatë gra dhe 105 të rinj, tha të enjten Amxhad Naxhxhar, Kryetari i Shoqatës i të Burgosurve Palestinezë (PPS) në el-Halil.
Zyrtari palestinez shtoi se 225 të burgosur palestinez morën dënime me anë të praktikës izraelite të ashtuquajturit paraburgim administrativ, sipas të cilit palestinezët janë mbajtur pas hekurave pa u gjykuar ose dënuar për muaj madje dhe për vite, raportoi Press TV.
Sipas Amxha Naxhxhar, 78 pacientë palestinezë të cilët u përballën me një kërcënim të vërtetë për jetë, si rezultat i ndalimit ishin në mesin e të burgosurve në burgjet izraelite, ku ata nuk kanë marrë asnjë trajtim mjekësor.
Ai vuri në dukje se forcat izraelite i kanë trajtuar të burgosurit palestinezë në një mënyrë të egër dhe çnjerëzore gjatë paraburgimit.
Raporti i Shoqatës i të Burgosurve Palestinezë (PPS) në El-Halil vuri në dukje se shumë nga të ndaluarit gjatë periudhës gjashtëmujore ishin nga qyteti i Beit Ummar-it, ku mbi 60 banorë, kryesisht të mitur, u arrestuan në mes të muajit janar dhe marsit.
Raporte të mëparshme nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tregojnë se Izraeli arrestoi 383 palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor, në muajin dhjetor të vitit 2014.
Mbi 7.000 palestinezë është raportuar se janë të burgosur në 17 burgje izraelite dhe kampet e ndalimit-burgimit.
Burimi: IQNA News