Kosova

Mediat Kosovare ia hapin varrin familjeve të tyre me parat e fituara

Mos e komuniko lajmin e keq, sepse ai shumëzohet si një virus.  Nëse një person që ka bërë ndonjë mëkat apo një gabim në jetë, e ti ia zbulon të keqen e tij, atëherë e ke marrë në qafë, e ke dëmtuar pa kufi, ngase po të mos ishte përhapur ajo ndodhi, që për dikë është lajm i mirë,  me siguri do ti kishte hapur me shumë pendim  derën e faljes së Perendisë. Prandaj tek populli thuhet, “Më i keqi i veprës së keqe është ai që e flet e jo ai që e bënë”

Por, pasi në Kosovë tani më është bërë praktike e pamohueshme kjo e keqe mediale, atëherë çka mbetet të bëjnë gazetarët mysliman ?

Mediet e varura nga politikat e redaksive, e ndiejnë veten të obliguar, që në mesin e popullit të fusin huti, krizë sociale, kauzë si dhe frikë, prandaj edhe moto e tyre e shenjtë është “ Lajmi I keq është lajm i mire”.

 Nga ana tjetër, mediet botërore joislame,  janë të tilla që tërë ditën, bile edhe tërë javëne qarkullojnë një lajmë të keq që ka ndodhur në një shoqëri myslimane,  në programet e tyre informative. Këto lajme i qarkullojnë, shkurtojnë dhe i përsërisin aq shpesh, sa që ajo ngulitet në kokat e njerëzve shumë keq, e më pastaj në fund të ditës, pas një presioni psikik në mendjen e opinionit, ata e tregojnë një lajmë shumë të mirë që ka ndodhur në mesin e jo myslimanëve. Dhe kështu në këtë mënyrë pra krijojnë një islamofobi të kobshme për njerëzit që nuk kanë njohuri për islamin e Vërtet dhe të jetuarit e bukur të myslimanëve.

E gjithë kjo është kah ndodh, është evidente, e pamohueshme dhe  nuk mund të hynë brirët në thes, njerëzit e mençur  e kuptojnë, por redaksitë e varura nga duart e liga i bëhen rob dhe shërbëtor të idesë masoniste, në vend se të punojnë për të mirën e popullit, në të cilin popull bënë pjesë edhe familja e tij e ngushtë me gjithë trashëgimtarët e tij brez pas brezi.

 Kjo mënyrë e të punuarit të gazetarëve në Kosovë, është një mjeshtri art, lojë me fjali e fjalë, por mos të harrojmë se Platoni  na ka dhënë këshilla të arta, se një artë i cili nuk është në dobi të popullit nuk ia vlen ta quani art, më e mirë është një karrige  e zdrukthëtarit, se sa ajo e piktorit”  Prandaj, pse myslimanët shqiptarë që i kanë në dorë mediet kosovare, nuk mendojnë me gisht në kokë, e me mendje të kulluar? Po të ishin ata të mençur dhe të ndërgjegjshëm ndaj familjeve të tyre, me të cilat para e ushqejnë atë, ata do të punonin më mirë e më ndryshe e jo tia hapin varrin shoqëris me teket dhe amoralitet që shfaqen në emisionet dhe gazetat e tyre.

Gazetarët e mençur, që mendojnë për popullin e vet, do të duhej të merrnin mësim nga e keqja për të mirë, duke përdorë të njëjtën metodë dinake të medieve  servile dashakeqe, duke e paraqitur pra,  tërë ditën një lajmë të mirë që ndodhet në mesin e myslimanëve e që ka me miliona, pastaj ai lajm  të avokohet, lobohet, elaborohet, e analizohet, dhe në fund të kësaj të vendoset një lajm i keq që ka ndodh në shoqërinë jomyslimane, e që ka me qindra e mija, sepse shoqëria moderniste ballafaqohet me probleme më të mëdha sociale se sa ajo tradicionale.