Pse kërcënoi ISIS-i Kosovën!!!
Është dukuri negative që kosovarët kanë marrë rrugën për Siri dhe se ISIS nuk ka një qëllim për të cilin lufton. Është fatkeqësi e madhe që atdhetarët tanë kanë marrë rrugën për ISIS, atë rrugë e cila nuk ka kthim. Kjo luftë është e pakuptimtë për shkak se nuk dihet se kush kë po e lufton, për kë po luftohet dhe nga kush duhet të ruhemi
“ Është dukuri negative që kosovarët kanë marrë rrugën për Siri dhe se ISIS nuk ka një qëllim për të cilin lufton. Është fatkeqësi e madhe që atdhetarët tanë kanë marrë rrugën për ISIS, atë rrugë e cila nuk ka kthim. Kjo luftë është e pakuptimtë për shkak se nuk dihet se kush kë po e lufton, për kë po luftohet dhe nga kush duhet të ruhemi”.
Në emisionin Zona e Debatit, në Klan Kosova, është debatuar për arsyet e shkuarjes së kosovarëve në ISIS, pse kërcënoi ISIS Kosovën, dhe si mund të pengohet veprimtaria e këtij grupi në vend.
Në këtë emison ishin të ftuar : Vedat Sahiti nga Bashkësia Islame e Kosovës, Musli Vërbani, imam i cili kundërshton ideologjinë e ISIS-it, Enis Rama imam, Skendër Perteshi, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Arian Xhezairi, studiues i shkencave sociale, si dhe Haxhi Shala, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i komisionit për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.
Programi televiziv zgjati më shumë se herëve tjera, ngase ishte një tematik e nxehtë me analist të fushave dhe mendimeve të ndryshme. Në këtë debat u fol rreth organizimit të “shtetit islamik” si një organizatë që po e kërcënon botën me shumë ideologji të rrezikshme për njerëzinë.
Si gjithnjë shkak pasoja janë dy elemente që përmenden shpesh në dialogët e ndryshëm, por faji gjithnjë mbetet jetim. Një ndër shkaqet e këtyre problemet janë, organizatat humanitare islamike të pasluftës në Kosovë ato që kanë sjellë shkolla të reja islamike, ndryshe nga ajo tradicionale që e kishte Kosova.
Nga njëra anë përmenden rrymat e reja si ideologji që kanë futur rrënjët e veta në Kosovë si dhe Islami tradicional, i cili ka punuar ndershëm në trojet shqiptare, por që disa pasues të islamit nuk pajtohen me Islamin tradicional, ngase ai Islam ishte i shabllonizuar dhe i modifikuar sipas periudhave të regjimeve të ndryshme të kohës.
Tani ne do ti cekim disa mendime të mysafirëve në studio:
“Fajtore për këtë situatë në të cilën jemi sot është Kosova, por gjithashtu edhe bashkësia ndërkombëtare”.
“Për shkak se pas përfundimit të luftës ata kanë lejuar që në Kosovë të operojnë organizata të ndryshme joqeveritare që për qëllim kishin ndihmën, por në të njëjtën kohë kanë ligjëruar edhe për fenë islame”.
“Ligjëratat i kanë zhvilluar lloj-lloj njerëzish për të cilët nuk e dimë nëse kanë pasur shkollimin e duhur teologjik”.
“Sa u përket kërcënimeve të fundit në një dokumentar të realizuar nga ISIS, në të cilin i drejtohen edhe Kosovës, nuk duhet panikuar rreth tyre.”
“Gjatë këtyre viteve ISIS-i ka përmendur se do ta sulmojë Iranin, SHBA-të e tani edhe Kosovën, por nuk e ka bërë”.
“Duhet të jemi më të relaksuar karshi tyre”.
“Nuk ka shumë arsye për frikë”.
Ndërsa imami Enis Rama, i cili ishte arrestuar nën dyshimin se ka përhapur ideologji radikale, i ka mohuar akuzat.
“Para se të institucionalizohej ISIS unë i kam bërë thirrje rinisë përmes ligjëratave që pjesëmarrja në të është diçka negative”.
“Nuk e kam parashikuar një përhapje kaq të madhe të tyre, por ata qysh në fillim vëreheshin për qëllimet që kanë”.
“ Qytetarët e Kosovës janë të rrezikuar nga ISIS-i, se ata funksionojnë në mënyrë hierarkike dhe janë të përgatitur mjaft mirë.
“Çdo qytetar i Kosovës është i rrezikuar nga rrymat radikale”.
“Jemi të rrezikuar në të gjitha format, rrezikimi fizik është forma e fundit”.
“Jemi të rrezikuar nga forma tjera, siç është ngushtimi i hapësirës për të shpjeguar lirshëm për fenë islame”.
Media e lirë- Në kohën e sotme kur njeriu po arin pikën e fundit të evoluimit të shoqërisë, thirrja për vetëdijesim, liri dhe shpëtim duhet të ndez zjarrin e besimit të Vërtet në zemrat e njerëzve racional, ndërsa në shoqëritë e prapambetura që njohin vetëm gjuhën e dhunës, duhet sa ë parë tu jepen alternativa të së bukurës dhe tu shuhen mendjet kriminele të trajnuara nga idetë çnjerëzore.