Jemeni

Imami i Xhumasë në Sana’a kritikoi heshtjen e krimeve Saudite në Jemen

Imami i Namazit të Xhumasë në kryeqytetin e Jemenit, në Sana’a, ka kritikuar heshtjen e arabëve, muslimanëve dhe të tjerëve nëpër botë mbi mizoritë e kryera kundër jpopullit të Jemenit nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Duke ju drejtuar besimtarëve, ditën e xhuma, në një xhami në Sana'a, Imami tha se atij i vjen keq që agresioni nga Arabia Saudite ka vazhduar për më shumë se 70 ditë dhe shtetet arabe-muslimane dhe dijetarët muslimanë ende heshtin mbi krimet e kryera nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Ai paralajmëroi gjithashtu agresorët që ata do të përballen me pasoja të tmerrshme, raportoi Agjencia e Lajmeve  IRIB.

Imami i Namazit të Xhumasë  vazhdoi duke thënë se populli i Jemenit do të mposhtë pushtuesit përmes unitetit dhe solidaritetit të tyre.   

Arabia Saudite dhe disa prej aleatëve të saj arabë më 26 mars 2015 filluan sulmet ushtarake duke ndërhyrë në punët e brendshme të Jemenit, duke nisur sulmet ajrore vdekjeprurës kundër lëvizjes të Huthëve, Ansarullah, në një përpjekje për të rivendosur pushtetin e ish presidentit të arratisur, Abd Rabbuh Mansour Hadi, një aleat i ngushtë i Rijadit .

Koalicioni njoftoi më 21 prill 2015 se operacioni ushtarak me emrin Stuhia Vendimtare ka përfunduar, por disa orë më vonë, sulmet ajrore dhe luftimet tokësore rifilluan.

Sipas fondacionit të Jemenit ‘Freedom House Foundation’ sulmet ajrore Saudite kanë marrë jetën e rreth 4.000 njerëzve të Jemenit deri tani, ndërsa më shumë se 7.000 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre civilë.

Burimi: IQNA News